Data e Provimeve për Studentët e Vitit të Fundit të Studimeve
Pas shqyrtimit të kërkesës së studentit Senator dhe një grupi të konsiderueshëm studentësh, do të zhvillohen provime për studentët e vitit të fundit të studimeve, për programet Bachelor dhe Master, në datat 24, 25 dhe 28 Shtator. Gjithashtu, mbrojtja e diplomave dhe praktikave do të zhvillohet në datën 1 Tetor 2026.
Bachelor
24, 25 & 28 Shtator
E drejtë për të shlyer deri në 3 (tre) provime.
Master
24, 25 & 28 Shtator
E drejtë për të shlyer deri në 2 (dy) provime.
Regjistrimi në provime
Për pjesëmarrjen në provime është i detyrueshëm regjistrimi paraprak. Afati është deri 24 orë përpara provimit.
Oraret dhe sallat për provime
Data e Diplomave & Praktikave
Dorëzimi i Praktikave dhe Diplomave · Sekretaritë e Departamenteve
30 Shtator 2026, 09:00–16:00
Mbrojtja e Praktikave · Bachelor & Master
1 Tetor 2026, ora 09:00
Mbrojtja e Diplomave · Bachelor & Master
1 Tetor 2026, ora 11:00
Kujdes: Do të lejohen të japin provimet vetëm studentët të cilët kanë shlyer tarifën e shkollimit.
Suksese!
Fakulteti i Ekonomisë · Universiteti i Tiranës