Partneritete Ndërkombëtare

Sustainable Living Labs for Regional Entrepreneurial Cooperation (GreenWB).

Kordinator i projektit:

Prof. Asoc. Dr. Etleva Bajrami

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Projekti “Sustainable Living Labs for Regional Entrepreneurial Cooperation (GreenWB)” synon të mbështesë edukimin e të rinjve në institucionet e arsimit të lartë që janë pjesë e projektit, duke i pajisur me njohuritë e nevojshme për tregun e punës në një shoqëri neutrale ndaj klimës. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, në kuadrin e programit Erasmus+. Projekti zbatohet në përputhje me objektivat e BE-së dhe të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor  2050  për një të ardhme të neutralitetit klimatik dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Projekti, i cili do të drejtohet nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, do të zbatohet në partneritet me universitete të Ballkanit Perëndimor, universitete në vendet e zhvilluara të BE si dhe në bashkëpunim me partnerë jo akademik.

Partnerë akademik në projekt janë:

  • Universiteti i Tiranës
  • Universiteti Epoka
  • Universiteti Europian i Tiranës
  • Universiteti Haxhi Zeka, Pejë
  • Universiteti Kadri Zeka, Gjilan
  • Universiteti FH Joanneum Gesellschaft mbH, Graz, Austri
  • Universiteti Vassa, Finlandë
  • Universiteti SS.Cyril and Methodius, Maqedoni e Veriut

Partnerët jo-akademikë në Shqipëri dhe Kosovë janë:

  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Objektivi kryesor i projektit është të mbështesë inovacionin e gjelbër dhe aftësitë sipërmarrëse të studentëve në arsimin e lartë, duke zhvilluar kapacitetet sipërmarrëse dhe inovative të Universiteteve përmes ‘Living Labs’, si dhe duke rritur bashkëpunimin e tyre me bizneset, duke u dhënë atyre rolin qendror në ekosistemin rajonal të inovacionit.

Projekti do të ndihmojë për të analizuar dhe kuptuar transferimin e njohurive, inovacionin dhe infrastrukturën e sipërmarrjes së gjelbër si dhe aktivitetet në pesë universitetet e Ballkanit Perëndimor.

Projekti do të fokusohet edhe në ngritjen e kapaciteteve përmes trajnimeve praktike të orientuara drejt sipërmarrjeve të gjelbëra të studentëve.

Bashkëpunimi me sektorin privat dhe veçanërisht me biznesin e vogël dhe të mesëm është një tjetër objektiv i rëndësishëm i projektit, si një mënyrë për të promovuar inovacionin dhe sipërmarrjen. Disa objektiva të tjera që synohen të arrihen janë rritja e ndjenjës së iniciativës dhe sipërmarrjes së studentëve,  përafrimi i botës akademike me tregun e punës duke rritur punësimin e studentëve si dhe rritja e nivelit të kompetencës digjiitale për studentët dhe stafin.

Projekti ka filluar në Nëntor të 2023 dhe do të zbatohet për një periudhë 3 vjeçare.

jOiNEd For sUsTainability - bUilding climate REsilient communities in WB and EU (1FUTURE)

Koordinator i projektit
Prof. Asoc. Dr. Elona Pojani 
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit

Zhvillimi ekonomik dhe shoqëror ndikohen ndjeshëm nga ndryshimet klimatike. Është e rëndësishme që sistemi i arsimit të lartë të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve dhe njohurive ndërdisiplinore për një shoqëri të qëndrueshme dhe të fortë, në gjendje të ndërtojë më mirë ekonominë tonë të rrezikuar. Investitorët, siguruesit, bizneset, qytetet dhe qytetarët në të gjithë BE-në dhe Ballkan duhet të kenë akses në të dhëna dhe të zhvillojnë instrumente për të integruar ndryshimet klimatike në praktikat e tyre të menaxhimit të risqeve. Ky projekt  realizohet nëpërputhje për objektivat dhe aktivitetet e fushës së veprimit Rritja e Kapaciteteve në Arsimin e lartë (CBHE) - Strand II. Qëllimi më i gjerë dhe objektivat specifike të projektit janë në përputhje me prioritetin e "Marrëveshjes së Gjelbër" të BE-së, si një projekt që mbështet veprimin brenda sistemeve të arsimit të lartë për krijimin e komuniteteve të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Fusha e projektit është ngritja e kapaciteteve për forcimin e kërkimit dhe mësimdhënies në fushat e lidhura me Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Ndryshimet Klimatike. Ky projekt realizohet në vazhdim të zhvillimit me sukses të projektit “K-force” dhe përfshin një pjesë të partnerëve të atij projekti.

Produktet e projektit do të përfshijnë:

  • Ngritje e kapaciteteve kërkimore në Universitet;
  • Ngritje e kapaciteteve për mësimdhënie në lëndë të lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm;
  • Ofrimi i një kursi intensiv në fushën e Zhvillimit të Qëndrueshëm;
  • Zhvillimi i Materialeve mësimore për kursin dhe për lëndët e tjera;
  • Aktivitete edukative dhe promovuese;
  • Krijimi i një rrjeti për kërkim dhe edukim në vendet e Ballkanit dhe BE;
  • Krijimi i platformës së bashkëpunimit mes universitetit, bizneseve dhe qeverisë për të arritur objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Projekti ka synim të forcojë kapacitetet kërkimore dhe bashkëpunimin e Fakultetit me njësi dhe institucione të tjera të lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm. Bashkëpunimi me botën e biznesit është një tjetër objektiv i rëndësishëm i projektit, si një shtyllë thelbësore për arritjen e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Për më shumë rreth aktiviteteve, vizitoni faqen e projektit: https://1future.feut.edu.al

“Promoting CCA and DRM in the framework of EU Integration” (DREUCC). Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE

Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE

Prof. Asoc. Dr. Perseta Grabova
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit

Projekti është një Jean Monnet Module i financuar nga Komisioni Evropian brenda programit Erasmus+ .

Ky projekt synon zhvillimin e dy moduleve Jean Monnet, në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës (FEUT), përkatësisht Menaxhimin e Riskut nga Katastrofat dhe Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike. Të dyja lëndët do të zhvillohen në kontekstin e integrimit në Bashkimin Evropian. Aktivitetet mësimore janë produkti kryesor i projektit, me synimin e përfshirjes së një këndvështrimi të BE-së në lëndët ekzistuese "Menaxhimi Risku nga Katastrofat" dhe "Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike", me qëllim të promovimit të çështjeve të lidhura me Integrimin e çështjeve të lidhura me Bashkimin Evropian në përmbajtjen aktuale të këtyre lëndëve. Të dy modulet do të zhvillohen për studentët e Masterit të Shkencave në Menaxhimin Risku pranë Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Përmbajtja e moduleve përfshin çështje të rëndësishme që kërkojnë vëmendje nga sistemi i arsimit. Projekti, i udhëhequr nga një ekip ndërdisiplinor, trajton në mënyrë të plotë strategjitë dhe nismat e BE-së. Ai synon ofrimin e njohurive të thelluara në aspekte të ndryshme të veprimeve të BE-së në fusha të tilla si zvogëlimi i riskut nga katastrofat dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike.

Përveç aktiviteteve mësimore, në kuadër të projektit zhvillohen aktivitete të tilla si: leksione e hapura nga ekspertë në fushën e Ndryshimeve Klimatike; seminare dhe aktivitete simulimi me studentë dhe palë interesi të përfshirë në projekt; një tryezë e rrumbullakët, aktivitete kërkimore dhe aktivitete për shpërndarjen e rezultateve përmes faqes zyrtare të projektit.

Për më shumë rreth aktiviteteve, vizitoni faqen e projektit: https://climateanddisasters.feut.edu.al/dr-eu-cc/

Promoting knowledge on climate, energy and disasters at University of Tirana

Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE

Prof. Asoc. Dr. Etleva Bajrami
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit

Projekti është një Jean Monnet Module i financuar nga Komisioni Evropian brenda programit Erasmus+ .

Ky projekt është hartuar në kuadër të objektivave të programit Jean Monnet, për të financuar dhe mbështetur aktivitetet e lidhura me zhvillimin dhe promovimin e lëndëve të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me fushën e integrimit evropian.

Duke adresuar njohurinë mbi praktikat dhe përvojat e BE-së në tre fusha të ndërlidhura (klima, energjia dhe tatimet), ky projekt synon të kontribuojë në integrimin e studimeve të BE-së në kurrikulat e vendeve të treta që nuk janë drejtpërdrejtë të lidhura me studimet e BE-së. Produkti kryesor i këtij projekti përfshin zhvillimin e 3 moduleve Jean Monnet, në Fakultetin e Ekonomisë, Universitetin e Tiranës (FEUT). Të gjitha modulet do të zhvillohen në kontekstin e studimeve të BE-së. Moduli i parë do të integrohet në lëndën ekzistues "Tregjet e Energjisë", duke pasuruar programin aktual të kursit me temat dhe studimet e rasteve të lidhura me përvojën evropiane në fushën e Energjisë. Moduli i dytë do të integrohet në kursin ekzistues "Drejtim Fiskal", duke pasuruar programin aktual të kursit me temat dhe studimet e rasteve të lidhura me përvojën evropiane në tatimin efikas, drejtësinë tatimore, taksat në fushën e  klimës, tatimin e gjelbër, dhe tatimet e karbonit. Moduli i tretë do të ofrohet nëpërmjet një kursi intensiv të specializuar të quajtur "Agjenda e Klimës dhe Financave të Gjelbra në BE", i cili do të ofrohet për të gjithë studentët e interesuar nga të gjitha programet e studimeve të ofruara në Fakultetin e Ekonomisë, dhe mund të përfshijë gjithashtu studentë dhe profesionistë të tjerë përtej institucionit. Programi i kursit do të përfshijë njohuritë mbi zhvillimin e qëndrueshëm, agjendën e integrimit të BE-së në Ndryshimet Klimatike, tatimin e gjelbër, financimin e klimës, instrumentet financiare "gjelbra" për klimën, risqet dhe mundësitë që shkaktohen nga ndryshimet klimatike në tregjet financiare, financimin qëndrueshëm në BE dhe në vende të zhvilluara.

Përveç aktiviteteve që synojnë promovimin dhe zhvillimin e edukimit në fushat e sipër-cituara, në projekt do të zhvillohen dhe aktivitetet e mëposhtëm :

  • Organizimi i leksioneve të hapura me studentë të UT apo edhe të institucioneve të tjera të arsimit të lartë më ekspertë të fushës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike
  • Organizimi i një seminari mbi Politikat e Integrimit në BE në fushën e klimës dhe energjisë me grupet e synuara të projektit.
  • Përgatitje materialeve mësimore,
  • Zhvillimi i punës kërkimore në fushë

Për më shumë rreth aktiviteteve, vizitoni faqen e projektit: https://climateanddisasters.feut.edu.al/pro-facts/

Up-skilling researches for Sustainable Entrepreneurship based on Innovation Process Managment – USEIPM

Drejtues i grupit të punës në UT dhe personi i kontaktit

Prof. Asoc. Dr. Elona Pojani 
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit

Projekti Widera Horizon me titull “Up-skilling researchers for sustainable entrepreneurship based on innovation process management - USE IPM” do të jetë një projekt i përbashkët bashkëpunimi kërkimor i cili përfshin partnerë akademik dhe jo-akademik. Në këtë projekt, Universiteti i Tiranës do veprojë si partner. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përshpejtojë bashkëpunimin midis institucioneve akademike (nga vendet në zgjerim) dhe komunitetit jo-akademik, duke rritur kapacitetet e institucioneve akademike për kërkimin dhe inovacionin (R&I) drejt qëndrueshmërisë, bazuar në menaxhimin e procesit të inovacionit.

Objektivat specifikë të projektit janë:

  • Rritja e aftësive të institucioneve akademike në vendet në zgjerim për t'u bërë partnerë të vlefshëm në fushën e qëndrueshmërisë.
  • Rritja e njohurive dhe aftësive të studiuesve nga institucionet akademike (talentet) në vendet në zgjerim në fushën e Kërkimit dhe transferimit të teknologjisë.
  • Rritja e perspektivave të karrierës për talentet e ardhshme për kërkim
  • Rritja e aftësive të bizneseve për t’iu përgjigjur sfidave të zhvillimit të qëndrueshëm
  • Krijimi i zgjidhjeve inovative me efekte qëndrueshmërie

Për më shumë rreth aktiviteteve, vizitoni faqen e projektit: http://www.useipm.com/

Erasmus+, Key Action 107
Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE
Prof. Dr. Kozeta Sevrani
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit
Në kuadër të Projektit Erasmus+ Key Action 107 mundësohet shkëmbimi i stafit akademik dhe studentëve ndërmjet Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë, Norvegji (NTNU) dhe Departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar në Fakultetin e Ekonomisë (DSIZ). Drejtues i këtij projekti është Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë, Norvegji (NTNU). Projekti ka filluar në vitin 2015 dhe ka një kohëzgjatje 2 vjeçare. Në nivelin bachelor, 6 nga studentët e degës “Informatikë Ekonomike” do të kryejnë një shkëmbim për 1 vit akademik në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë, Norvegji (NTNU). Në nivelin Master, 2 studentë nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë, Norvegji (NTNU) do të kryejnë një shkëmbim për një periudhë 5 mujore pranë DSIZ në Fakultetin e Ekonomisë, ndërkohë që 1 nga studentët e doktoraturës do të kryejë një shkëmbim për një periudhë 3 mujore në NTNU. Tre pedagogë nga DSIZ do të mund të japin 2 javë mësim në NTNU, ku gjithashtu do të trajnohen 2 pedagogë/ staf administrativ i DSIZ.

Erasmus+, Key Action 107
Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE
Prof. Dr. Kozeta Sevrani
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit
Ky projekt është vazhdimësi e projektit nr.1 me anë të të cilit janë siguruar fonde edhe për vitin akademik 2016-2017, në mënyrë që shkëmbimi i stafit dhe studentëve ndërmjet Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë, Norvegji (NTNU) dhe Departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar (DSIZ) të vazhdojë.

“Mathematical Modelling and Simulation in Business Informatics”
Emri i programit
Programi i Bashkëpunimit Shkencor dhe Teknologjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë (2015-2016).

Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE
Prof. Dr. Kozeta Sevrani
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit
Projekti ka si qëllim të realizojë shkëmbimin e njohurive në fushat e modelimeve dhe simulimeve matematikore dhe zbatimin e tyre në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Grupi austriak do të japë kontribut në shtimin e njohurive mbi modelimin dhe simulimin në fusha të ndryshme kërkimore. Grupi shqiptar do të ofrojë eksperiencë dhe njohuri në fushën e informatikës së biznesit, sistemeve të informacionit dhe proceseve të biznesit. Koncepti i modelimit dhe simulimit do të përshtaten në mënyrë që të krijohen modele sipas kërkesave të degës së Informatikës Ekonomike. Krijimi i këtyre modeleve është detyrë e grupit shqiptar, kurse realizimi i sistemit të njohurive, përsa i përket modelimit dhe simulimit, është detyrë e grupit austriak. Një tjetër qëllim i projektit është krijimi i kontributeve shkencore të përbashkëta në konferenca dhe revista shkencore mbi aplikimin e metodave të modelimit dhe simulimit në fushën e informatikës ekonomike dhe në proceset e biznesit. Pjesë e projektit janë edhe realizimi i disa workshop-eve në Vjenë dhe në Tiranë, si dhe publikimi i rezultateve të këtij bashkëpunimi. Falë këtij projekti, pedagogët e TUW (Austri) vazhdojnë të japin kurse të plota në anglisht të lëndëve me studentët e masterit të degës informatikë ekonomike, që lidhen me njohuritë e modelimeve dhe simulimeve në informatikën e biznesit.

“Development of higher education and society by creating a collaborative environment in the field of arts and media through regional student partnership in production of audio/video content”
Emri i programit
Programi Tempus
Nënprogrami: JOINT MEASURES

Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE
Prof. Dr. Kozeta Sevrani
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit
Ky projekt ka si qëllim kryesor përfshirjen e studentëve të rajonit në krijimet Audio/Video. Projekti do të implementohet gjatë periudhës 2013-2016. Gjatë kohëzgjatjës së projektit janë zhvilluar konkurse të ndryshme për studentët e rajonit dhe studentët e degës “Informatikë Ekonomike” të FE kanë fituar prodhimin e katër filmave, prej 20 filmash në total. Fokusi i projektit është krijimi i një platforme të qëndrueshme bashkëpunimi midis studentëve të vendeve pjesëmarrëse dhe forcimi i ndikimit të studentëve në shoqëri nëpërmjet partneritetit, bashkëpunimi me institucionet jo-akademike të medias, përmirësimi i kurrikulave dhe bashkëpunimit midis studentëve nëpërmjet bashkëprodhimit të përmbajtjeve audio/video.

“Modeling, Simulation and Computer-aided Design in Engineering and Management”
Emri i programit
CEEPUS III

Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE
Prof. Dr. Kozeta Sevrani
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit
Rrjeti CEEPUS synon shkëmbimin e njohurive në fushën e modelimit dhe simulimit ndërmjet partnerëve të rrjetit, si dhe zhvillimin e aplikimeve në fushën e ekonomisë. Projekti mbledh bashkë partnerët e disiplinave të ndryshme dhe studentët të cilët do të bëhen pjesë e këtij rrjeti, do të mund të përfitojnë nga edukimi multi-disiplinar. Partnerë të tjerë të projektit janë institucionet e arsimit te lartë nga Austria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Sllovenia dhe Kosova.

“Strengthening the role of Eastern European Manufacturing Sites in Manufacturing Networks: The influence of Absorptive Capacities
Emri i programit
Joint research projects (SCOPES)

Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE
Prof. Dr. Kozeta Sevrani
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit
Ky projekt kërkimor-shkencor do të implementohet në periudhën 2014-2017. Projekti lidhet me aftësimin e kompanive, nëpërmjet menaxhimit të njohurive dhe transferimit të tyre brenda një rrjeti prodhimi, në menaxhimin e kapaciteteve përthithëse nga njohuritë e marra, duke përmirësuar ndërveprimin midis kompanive në vendet e BE dhe degëve te tyre ne vendet e tjera, duke sjellë rritje të prodhimit dhe përfitimeve. Projekti udhëhiqet nga Universiteti St. Gallen në Zvicër dhe ka si partner Rumaninë, Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Linnaeus-Palme 2016-2017/2016-2018
Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE
Prof. Dr. Kozeta Sevrani
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit
Projekti Linnaeus-Palme është një projekt për shkëmbimin e studentëve, stafit akademik dhe kryerjen e vizitave të ndërsjellta ndërmjet UT-së dhe Universitetit Linnaeus në Suedi. Në kuadër të këtij projekti, 2 anëtarëve të departamentit të statistikës dhe informatikës së zbatuar u është dhënë mundësia të japin mësim për studentët e masterit në Univeristetin Linnaeus në Suedi, ndërkohë 2 pedagogë suedezë kanë dhënë mësim për studentët e masterit të degës së Informatikës Ekonomike në FE.

Regional Research Promotion Programme (RRPP) 2016
Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE
Dr. Esmeralda Shehaj
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit
Qendra CoSEBS në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës në partneritet me AER - Stoke nga Maqedonia është duke zhvilluar këtë projekt duke analizuar faktorët socio-ekonomikë që pengojnë pjesëmarrjen e femrave në fuqinë punëtore në vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në Shqipëri dhe Maqedoni. Projekti kërkimor do të ketë qëllim që të kuptohet dinamika e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore femërore dhe faktorët përcaktues të saj në Shqipëri dhe Maqedoni.

“L’aquila e il falcone volano insieme” –AQUIFALC
Emri i Projektit
Programi Interreg & Cards

Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE
Shkëlqim Cani
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit
Ky Projekt, i cili tashmë ka përfunduar, synonte promovimin e bashkëpunimin ndërkufitar Shqipëri-Itali në drejtim të tregut të lirë, sistemit ekonomik konkurues duke krijuar një Qendër Italo-Shqiptare për Studime Ekonomike. Projekti synonte krijimin e kuadrit të nevojshëm administrativ dhe ligjor në këtë drejtim.

“Doctoral Programme in Entrepreneurship and SME Management at the Faculty of Economics–Prilep”
Emri i Programit
TEMPUS DOCSMES

Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE
Dr. Besa Shahini
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit
Ky Projekt, i cili tashmë ka përfunduar, ka qënë rezultat i bashkëpunimit të 8 Universiteteve partnere nga BE dhe Ballkani Perëndimor, përfshirë Fakultetin e Ekonomisë në UT. Ky projekt shërbeu për krijimin e programit të studimit të doktoraturës në fushën e sipërmarrjes dhe menaxhimit të biznesit të vogël dhe të mesëm në Fakultetin e Ekonomisë, Prilep.

“Erasmus+ CBHE action “Knowledge FOr Resilient soCiEty (K-FORCE)”
Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE
Prof. Dr. Edlira Luçi
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Dr. Elona Pojani
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Link-u i projektit

Përshkrimi i projektit
Objektivi i përgjithshëm i projektit K-FORCE është kontributi për të ndërtuar një themel të qëndrueshëm arsimor në fushën e Menaxhimit të Riskut tëKatastrofave dhe Inxhinierisë sëSigurisë ndaj Zjarreve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Projekti ka filluar në vitin 2016, dhe gjatë tre viteve të tij katër programe të reja do të zhvillohen dhe zbatohen në Universitetet Partnere. Projekti do të zhvillohet nëpërmjet bashkëpunimit të 12 partnereve akademikë, dhe 4 partnereve jo-akademikë. Drejtues i këtij projekti është Universiteti i Novi Sad-it (Serbi).
Projekti ka natyrë ndërdisiplinore, ku si disiplinë kryesore është inxhinieria. Disiplinat e tjera që do të adresohen në kurrikulat e programeve të reja përfshijnë: mbrojtjen e mjedisit, arkitekturën dhe ndërtimin, mbrojtjencivile, shkencat e zjarrve, klimatologjinë, hidrologjinë, sizmologjinë dhe ekonominë. Njohuritë e fituara në fushën e Menaxhimit të Riskut Katastrofave dhe Inxhinierisë sëSigurisë ndaj Zjarreve do të sigurojnë bazën për ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme.

Marrëveshje me Universitete Europiane
Marrëveshje për krijimin e diplomës së dyfishtë në Programet Bachelor në degën “Studime Ekonomike Europiane” me Universitetin Otto-Friedrich-Universität Bamberg (2011)
Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin Poitiers, Francë (2012)
Marrëveshje Bashkëpunimi me Fakultetin Teknik, Bor, Serbi (2013)
Memorandum Bashkëpunimi me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit St. Kliment Ohridski- Bitola (2014)
Marrëveshje Bashkëpunimi me Departamentin e Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Torinos, Itali (2015)

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.