Titulli akademik i studimitDiplomë Bachelor në Administrim Biznes
Cikli i studimit Studime të ciklit të parë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 3 (tre) vite
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kushtet e pranimit Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore

Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Qëllimi i programit Bachelor në Administrim Biznesi është që studentët të fitojnë aftësitë profesionale dhe udhëheqëse që do ju shërbejnë vetë atyre, bizneseve dhe sigurisht edhe komunitetit ku ata do të operojnë. Gjithë procesi akademik udhëhiqet nga disa objektiva të përcaktuara qartë duke synuar që studentët në fund të ciklit të studimit:

  • Të kenë njohuritë e nevojshme për formimin e tyre si specialistë manaxhimi dhe marketingu të bizneseve të vogla e të mesme, të sektorit publik dhe privat.

  • Të kenë njohuri rreth perspektivave sipërmarrëse. Studentët të jenë të aftë të identifikojnë, vlerësojnë dhe formësojnë mundësitë sipërmarrëse në një larmi kontekstesh në të cilat vepron biznesi.

  • Të kenë një bazë të qëndrueshme njohurish formuese në fushën e manaxhimit dhe marketingut, financës dhe ekonomisë, duke demonstruar profesionalizëm në fushën e manaxhimit dhe marketingut dhe në realizimin e studimeve më të avancuara në këto fusha.

  • Të demonstrojnë një komunikim profesional dhe efektiv, aftësi bashkëpunuese dhe udhëheqëse në përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave të grupit në të cilin do të jenë të angazhuar.

  • Të jenë të orientuar drejt parimeve etike dhe përgjegjësisë sociale.

  • Të analizojnë mjetet dhe metodologjitë sasiore dhe cilësore për të mbështetur vendimmarrjen organizative.

  • Të analizojnë përmbajtjen e informacionit të proceseve organizative dhe të synojnë përparësinë konkurruese përmes metodave strategjike dhe taktike.

  • Të identifikojnë dhe analizojnë problemet dhe mundësitë e biznesit dhe formulojnë rekomandime për kurset e duhura të veprimit.

Figura profesionale bazë që formohet nëpërmjet këtij programi është ajo e specialistit administrator biznesi dhe specialist marketingu. Objektivat e përmendura më lart dhe të tjera aftësi manaxheriale që ky program synon të arrijë me studentët që ndjekin këtë cikël studimi, do të sigurojnë një performancë sa më të lartë në mjedisin ekonomik në të cilin do të veprojnë  si të punësuar apo si sipërmarrës të ardhshëm.

Për realizimin e këtyre objektivave, programi parashikon thellime në fusha të tilla si ato të manaxhimit, të marketingut, të financës, të kontabilitetit, të informatikës dhe të statistikës, të mikro dhe makroekonomisë, të legjislacionit tregtar, etj

Veprimtaritë formuese:

1. Lëndë të formimit të përgjithshëm (Hyrje në Ekonomi, Mikroekonomi, Matematikë biznesi, Makroekonomi, Baza statistike, Statistikë e Zbatuar.)

38 kredite

2. Lëndë të formimit karakterizues (Bazat e Marketingut, Manaxhim, Bazat e Financës, Matematikë Biznesi, Parimet Bazë të Kontabilitetit, Kontabilitet Financiar, Investime, Sipërmarrje dhe Manaxhim i Biznesit të Vogël, Manaxhimi i Burimeve Njerëzore, Manaxhimi i Operacioneve, Sjellje Organizative, Manaxhim Strategjik, Biznes Ndërkombëtar, Kontabilitet Kosto Drejtimi, Manaxhim Marketingu, Manaxhim Financiar).

93 kredite

3. Lëndë integruese (Komunikim në Biznes, Informatikë, E Drejtë Biznesi).                                

18 kredite

4. Lëndë me zgjedhje (Histori e Ekonomise, Inovacion/Manaxhim Marke, Kulturë Gjuhe/Gjuhë e Huaj 3)

14 kredite

5. Lëndë të formimit plotësues (Gjuhë e Huaj 1, Gjuhë e Huaj 2, Praktika)

12 kredite                                                                                                                                         

6. Përgatitje tezë diplome (Diplomë )

5 kredite

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:

NotaPikët
4 deri në 40 pikë
5 41-50 pikë
6 51-60 pikë
7 61-70 pikë
8 71-80 pikë
9 81-90 pikë
10 91-100 pikë

Mundësia për studime të mëtejshme

Diploma juaj Bachelor në Administrim Biznes është ura lidhëse e zhvillimit tuaj të mëtejshëm akademik dhe profesional drejt cikleve më të larta të studimit. Kurrikula jonë e biznesit është e dizajnuar në mënyrë të tillë që të ofrojë formate fleksibël të të mësuarit  duke zgjeruar gradat dhe specializimet e nevojshme. Prandaj detyra jonë më e rëndësishme është përgatitja e studentëve për sfidat dhe mundësitë në një botë biznesi që ndryshon me shpejtësi.

Studenti, i cili diplomohet në programin e studimit Bachelor në Administrim Biznes mundet të vazhdojë një program studimi të ciklit të dytë në manaxhim, marketing apo në një fushë tjetër të ngjashme. Bazuar në kriteret e vendosura nga Departamenti sikurse dhe nga orientimi dhe preferenca e studentit, mbarimi i këtij cikli jep mundësinë për vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë, ekzaktësisht në:

  • MSHAB (Master Shkencor në Administrim Biznes)
  • MSHAP (Master Shkencor në Administrim Publik)
  • MPAB (Master Profesional në Administrim Biznes)
  • MPAP (Master Profesional në Administrim Publik)

Vetëm pas mbarimit të këtij cikli studimi, studentëve do t'u hapen mundësitë për studime të mëtejshme, duke mundësuar në këtë mënyre avancimet më të thelluara të dijes si në aspektet teorike ashtu dhe në ato praktike.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Gjithnjë e më shumë organizatat e biznesit po kërkojnë ekspertë në fushat e Manaxhimit, të kualifikuar me njohuri të tilla si analiza e të dhënave, zgjidhje teknike  apo  udhëheqja e projekteve të suksesshme nëpër organizata. Për këtë arsye synimi i programit të studimit Bachelor në Administrim Biznes është përgatitja e të diplomuarve të cilët mund të plotësojnë kërkesën në rritje për këto pozicione që i kërkon tregu i punës.

Në këtë mënyrë, këta të diplomuar mund të punësohen në:

  • Institucione të ndryshme
  • Kompani (publike ose private)
  • Organizata të ndryshme, si specialistë ose manaxherë në fushën përkatëse të studimit.
  • Organizata jofitimprurëse
  • Organizata joqeveritare vendase dhe të huaja
  • Autoritete të larta të konkurencës dhe të biznesit
  • Dhomat e tregtisë
  • Banka vendase apo te huaja, të nivelit qendror apo dytësor
  • Shumë biznese të tjera, si specialistë të fushës përkatëse të studimit apo në rolin e manaxherit apo këshilluesit të biznesit.

Studentët të cilët përfundojnë programin e studimit Bachelor në Administrim Biznes fitojnë një diapazon të gjerë të aftësive dhe njohurive manaxheriale. Prandaj bazuar edhe në përvojën, dëshirat dhe nevojat e tyre, mund të realizojne hyrjen në tregun e punës, nga një pozicion i specialistit të thjeshtë deri në pozicionet më të larta manaxheriale.

Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1 Hyrje në Ekonomi 7 75 I
2 Bazat e Marketingut 6 60 I
3 Manaxhim 7 60 I
4 Komunikim në Biznes 6 75 I
5 Gjuhë e Huaj 1 4 60 I
6 Mikroekonomi 7 60 II
Lëndë me zgjedhje
7 Shkrim Akademik 5 45 II
Sociologji
8 Matematikë Biznesi 6 60 II
9 Bazat e Financës 6 60 II
10 Gjuhë e Huaj 2 4 60 II
Gjithsej Viti i Parë 58 615  
Viti i Dytë
1 Makroekonomi 6 60 I
2 E Drejtë Biznesi 5 45 I
3 Parime Bazë të Kontabilitetit 6 60 I
4 Baza Statistike 6 60 I
Lëndë me zgjedhje
5 Kulturë Gjuhe 4 60 I
Gjuhë e huaj 3
6 Kontabilitet Financiar 6 60 II
7 Informatikë 7 75 II
8 Statistikë e Zbatuar 6 67 II
9 Etikë Biznesi 7 60 II
10 Investime 6 60 II
Gjithsej Viti i Dytë 59 607  
Viti i Tretë
1 Sipërmarrja dhe Biznesi i Vogël 5 60 I
2 Manaxhim Financiar 5 60 I
3 Manaxhimi i Operacioneve 6 60 I
4 Sjellje Organizative 6 60 I
5 Manaxhim Strategjik 6 60 I
6 Biznes Ndërkombëtar 5 60 II
7 Kontabilitet Kosto Drejtimi 5 60 II
8 Manaxhim Marketingu 5 60 II
9 Manaxhimi i Burimeve Njerëzore 6 60 II
Lëndë me zgjedhje
10 Inovacion 5 60 II
Manaxhim Marke
11 Praktika 4 80 II
12 Diploma 5 25 II
Gjithsej Viti i Tretë 63 705  
  Total Viti I +II +III 180 1927  
Copyright © 2021 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.