Titulli akademik i studimit | Diplomë Bachelor në Financë |
---|---|
Cikli i studimit | Studime të ciklit të parë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Anglisht, Shqip |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 3 vjet |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit | Diplomë e shkollës së mesme, “Matura shtetërore” |
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Objektivi kryesor i programit Bachelor në Financë është t’u japë studentëve njohuritë e nevojshme bazë në fushën e financë-kontabilitetit, menaxhimit dhe ekonomisë, me qëllim formimin e specialistëve të aftë për të punuar në këto fusha, si specialistë finance dhe kontabiliteti të njësive të vogla e të mesme të sektorit privat dhe institucioneve publike. Për realizimin e këtyre objektivave, programi parashikon thellime në fusha të tilla si ato të financës, të kontabilitetit, të informatikës dhe të statistikës, të mikroekonomisë dhe makroekonomisë, të legjislacionit tregtar, etj. Studentët e këtij niveli mbikëqyren nga pedagogë të dy departamenteve: Departamenti i Financës dhe Departamenti i Kontabilitetit.
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:
Nota | Pikët |
---|---|
4 | deri në 40 pikë |
5 | 41-50 |
6 | 51-60 |
7 | 61-70 |
8 | 71-80 |
9 | 81-90 |
10 | 91-100 |
Mundësia për studime të mëtejshme
Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre edhe ndjekjen e një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të ciklit të dytë, Master i Shkencave, ose të një Masteri Profesional, duke rritur kështu mundësinë e karrierës së tyre profesionale.
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional
Studenti, i cili zotëron një diplomë Bachelor në Financë mund të punësohet në institucione të ndryshme në nivel qendror dhe lokal, kompani (publike ose private), organizata të ndryshme, si specialist finance dhe kontabiliteti në fushën përkatëse të studimit.
Detajet e programit të studimit
Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri |
---|---|---|---|---|
Viti i Parë | ||||
1 | Hyrje në Ekonomi | 7 | 75 | I |
2 | Bazat e Marketingut | 6 | 60 | I |
3 | Manaxhim | 6 | 60 | I |
Lëndë me zgjedhje 1 | ||||
4 | Shkrim Akademik | 4 | 45 | I |
Sociologji | ||||
5 | Gjuhë e huaj 1 | 4 | 60 | I |
6 | Mikroekonomi | 7 | 60 | II |
7 | Matematikë në Financë | 6 | 75 | II |
8 | Komunikimi në Biznes | 6 | 60 | II |
9 | Bazat e Financës | 7 | 60 | II |
10 | Gjuhë e huaj 2 | 4 | 60 | II |
Gjithsej Viti i Parë | 57 | 615 | ||
Viti i Dytë | ||||
1 | Makroekonomi | 6 | 60 | I |
2 | Hyrje në Modelim Financiar | 7 | 75 | I |
3 | Parimet Bazë të Kontabilitetit | 7 | 60 | I |
4 | Baza Statistike | 6 | 60 | I |
Lëndë me zgjedhje 2 | ||||
5 | Kulturë Gjuhe | 4 | 60 | I |
Gjuhë e huaj 3 | ||||
6 | Kontabilitet Financiar | 6 | 60 | II |
7 | Informatikë | 7 | 75 | II |
8 | Statistikë e Zbatuar | 5 | 60 | II |
9 | E drejtë biznesi | 5 | 45 | II |
10 | Investime | 6 | 60 | II |
Gjithsej Viti i Dytë | 59 | 615 | ||
Viti i Tretë | ||||
1 | Drejtim Financiar | 7 | 90 | I |
2 | Manaxhimi i Burimeve Njerëzore | 5 | 60 | I |
3 | Manaxhimi i Operacioneve | 5 | 60 | I |
4 | Kontabilitet Kosto | 6 | 60 | I |
5 | Paraja dhe Banka | 6 | 60 | I |
6 | Taksim Biznesi | 6 | 60 | II |
7 | Kontabilitet Drejtimi | 6 | 60 | II |
8 | Manaxhim Marketingu | 5 | 60 | II |
Lëndë me zgjedhje 3 | ||||
9 | Financat Personale | 4 | 60 | II |
Shërbime Financiare | ||||
Lëndë me zgjedhje 4 | ||||
10 | Sipërmarrja dhe Manaxhimi i Biznesit të vogël | 4 | 60 | II |
Sistemet e Kompjuterizuara në Kontabilitet | ||||
11 | Praktika | 4 | 80 | II |
12 | Diplomë | 6 | 25 | II |
Gjithsej Viti i Tretë | 64 | 735 | ||
Total Viti I+II+III | 180 | 1965 |