| Titulli akademik i studimit | Diplomë në Master Profesional në Administrim Biznesi (MPAB) |
|---|---|
| Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
| Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Institucion publik |
| Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
| Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 (dy) vite |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit
|
Kriteret e pranimit të studentëve në programin e studimit, Master Profesional në Administrim Biznes (MPAB) Programet e studimit të ciklit të parë, që mundësojnë pranimin në Programin e studimit të ciklit të dytë: | |
|---|---|
|
1. Nga i njëjti institucion i arsimit të lartë |
Sipas kesaj preference:
|
|
2. Nga institucione të tjera të arsimit të lartë |
Do të pranohen diplomat Bachelor në fushën e ekonomisë dhe të biznesit të fakulteteve të tjera ekonomike të shkollave publike dhe jo publike, vendase e të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullave përkatëse. |
|
3. Nga institucione të tjera të arsimit të lartë |
Do të pranohen diplomat Bachelor, në Agro biznes, të fakulteteve të ekonomisë, si edhe të profileve inxhinierike, të universiteteve publike dhe jo publike, vendase e të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas legjislacionit në fuqi. |
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushat praktike të administrimit të biznesit. Programi Master Profesional në Administrim Biznesi është me natyrë të fokusuar aplikative dhe ofron formim kryesisht praktik, për arritjen e objektivave profesionale në fushën e manaxhimit, me synimin e pajisjes së studentit me aftësi dhe njohuri të thelluara të kuadrit zbatues në fushën e manaxhimit për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale. Ky program studimi synon që t’i sigurojë studentëve :
-
Njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar frymën e lidershipit dhe vendimmarrjen efektive.
-
Ekspozimin drejt çështjeve bashkëkohore dhe kyçe në fushën e manaxhimit dhe administrimit të biznesit nëpërmjet një modeli mësimi të mbështetur fuqishëm në praktikat më të mira.
-
Përvojën në integrimin e koncepteve dhe teknikave nga fusha të ndryshme funksionale të biznesit në mënyrë që t’i zbatojnë ato në zgjidhjen e problemeve organizative.
-
Promovimin e mendimi kritik dhe analitik në lidhje me ndikimet që kanë në biznes forcat ekonomike, ligjore dhe rregullatore, politike, sociale dhe konkurruese.
-
Aftësi për të analizuar informacionet, identifikuar problemet dhe alternativat e mundshme dhe për të dhënë zgjidhjet e duhura në lidhje me ceshtje të ndryshme manaxheriale.
Programi Master Profesional në Administrim Biznesi synon të sigurojë një aparat të plotë dhe të fokusuar njëkohësisht. Ai i profilizon studentët në fusha të ndryshme të administrimit të biznesit si:
-
manaxhimit strategjik të organizatave të biznesit;
-
manaxhimit të operacioneve të organizatave të biznesit prodhuese/të shërbimit;
-
manaxhimit të duhur të sjelljes organizative në organizatat e biznesit;
-
qeverisjes së duhur të korporatave, dhe marrjen e duhur të vendimeve manaxheriale, etj.
Ky program studimi përgatit specialistë të administrimit të biznesit me cilësi dhe shprehi të larta teknike dhe profesionale drejt një karriere të suksesshme, në përputhje me modelet dhe vizionet bashkëkohore të strukturave institucionale publike dhe private, në kontekstin e globalizimit dhe Integrimit Europian.
Veprimtaritë formuese:
1. Lëndë të formimit të përgjithshëm (Aftësi manaxheriale, Ekonomiks Manaxherial)
12 kredite
2. Lëndë të formimit karakterizues (Manaxhim Strategjik i Avancuar, Sjellje Organizative në organizatat e biznesit, Strategji Operacionesh, Manaxhim Financiar, Qeverisje Korporatash, Marketing Manaxherial, Aftësim i Zotësive të MBNJ, Manaxhim Projektesh, Marrje Vendimesh Manaxheriale, Sipërmarrje, Sisteme planifikimi dhe Kontrolli Manaxherial)
54 kredite
3. Lëndë integruese (Kontabilitet Manaxherial, Sisteme Informacioni, Sisteme informacioni të Manaxhimit)
18 kredite
4. Lëndë me zgjedhje (Problemet e Biznesit dhe Manaxhimi i Riorganizimit ose Manaxhimi i Shërblimit dhe Performancës)
6 kredite
5. Lëndë të formimit plotësues (Praktika.)
15 kredite
6. Përgatitje tezë diplome (Mikroteza.)
15 kredite
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:
|
Nota |
Pikët |
|---|---|
|
4 |
deri në 50 pikë |
|
5 |
51-57 pikë |
|
6 |
58-65 pikë |
|
7 |
66-73 pikë |
|
8 |
74-81 pikë |
|
9 |
82-89 pikë |
|
10 |
90-100 pikë |
Mundësia për studime të mëtejshme
Kurikula prej 120 kreditesh e programit të Masterit Profesional në Administrim Biznes është e ndërtuar sipas kartës së Bolonjës dhe është pjesë e sistemit Europian të transferimit dhe akumulimit të krediteve. Kjo i mundëson studentëve transferimin e krediteve të marra në këtë program studimi të këtij institucioni, në një institucion tjetër, duke rritur fleksibilitetin e programit të studimit për studentët dhe duke i dhënë atyre mundësinë për studime të mëtejshme në institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit. E gjithë kjo është në interes të mbështetjes, ballafaqimit dhe adoptimit ndaj nevojave të tregut qe janë në ndryshim të vazhdueshëm.
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional
Programi i Masterit Profesional në Administrim Biznes është një përgjigje ideale për kërkesat e biznesit dhe industrisë, duke i pozicionuar studentët që mbarojnë këtë cikël studimesh në mënyre të favorshme në tregun e punes. Kjo u siguron studentëve të cilët mbarojnë MPAB një avantazh konkurrues dhe u jep atyre prioritet në arritjen e një karriere të suksesshme.
Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert i administrim biznesit me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe njohuri praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në:
-
Kompani/organizata private apo publike, vendase ose të huaja, prodhuese ose të shërbimit
-
Njësi të pushtetit qëndror dhe lokal,
-
Ente, agjensi dhe shoqata të ndryshme
-
Autoritete të larta të biznesit
-
Dhomat e tregtisë,
-
Organizata jofitimprurëse
-
Organizata joqeveritare vendase dhe të huaja
-
Në banka vendase ose te huaja, të nivelit qendror apo dytësor
-
Shumë biznese të tjera, si specialistë të fushës përkatëse të studimit apo në rolin e manaxherëve dhe këshilluesve të biznesit
Studentët të cilët përfundojnë MPAB kanë një diapazon të gjerë të mundësive të punësimit, nga ku bazuar në aftësitë, përvojën, dëshirat dhe nevojat e tyre, mund të realizojne hyrjen efektive në tregun e punës, nga një pozicion i specialistit të thjeshtë deri në pozicionet më të larta manaxheriale.
Detajet e programit të studimit
| Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri |
|---|---|---|---|---|
| Viti i Parë | ||||
| 1 | Aftësi Manaxheriale | 6 | 60 | I |
| 2 | Manaxhim Strategjik i Avancuar | 7 | 60 | I |
| 3 | Sjellje Organizative në Organizatat e Biznesit | 6 | 60 | I |
| 4 | Strategji Operacionesh | 7 | 60 | I |
| 5 | Sisteme Planifikimi dhe Kontrolli Manaxherial | 6 | 60 | I |
| 6 | Kontabilitet Manaxherial | 6 | 60 | II |
| 7 | Manaxhim Financiar | 6 | 60 | II |
| 8 | Marketing Manaxherial | 6 | 60 | II |
| 9 | Avancimi i Zotësive të MBNJ | 6 | 60 | II |
| 10 | Qeverisje Korporatash | 7 | 60 | II |
| Gjithsej Viti i Parë | 63 | 600 | ||
| Viti i Dytë | ||||
| 1 | Marrje Vendimesh Manaxheriale | 6 | 60 | I |
| 2 | Sisteme Informacioni të Manaxhimit | 6 | 60 | I |
| 3 | Manaxhim Projektesh | 6 | 60 | I |
| 4 | Sipërmarrje | 6 | 60 | I |
| Lëndë me Zgjedhje | ||||
| 11 | Problemet e Biznesit dhe Manaxhimi i Riorganizimit | 6 | 60 | I |
| Manaxhimi i Shpërblimit dhe Performancës | ||||
| 12 | Praktika | 12 | 300 | II |
| 13 | Mikroteza | 15 | 50 | II |
| Gjithsej Viti i Dytë | 57 | 650 | ||
| Total Viti I+II | 120 | 1250 | ||