| Titulli akademik i studimit | Diplomë e Masterit Profesional në Menaxhim Turizmi |
|---|---|
| Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
| Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik |
| Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
| Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 vjet |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit
|
Kriteret e pranimit të studentëve në programin e studimit, Master Profesional në Menaxhim Turizëm(MPMTU) Programet e studimit të ciklit të parë, që mundësojnë pranimin në Programin e studimit të ciklit të dytë: | ||
|---|---|---|
|
1. Nga i njëjti institucion i arsimit të lartë |
Sipas kesaj preference:
|
|
|
2. Nga institucione të tjera të arsimit të lartë |
|
|
|
3. Nga institucione të tjera të arsimit të lartë |
Do të pranohen diplomat Bachelor në Shkenca komunikimi dhe gazetari, Filologji, Art dhe Dizajn, Shkenca sociale, Gjuhë të huaj, Drejtësi, Shkenca Inxhinierike dhe Agro-biznes të fakulteteve të shkollave publike dhe jo publike, vendase e të huaja pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullave përkates. |
|
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushat praktike të turizmit. Programi Master Profesional në Turizëm është me natyrë të fokusuar aplikative dhe ofron formim kryesisht praktik për arritjen e objektivave profesionale në fushën e turizmit, me synimin e pajisjes së studentit me aftësi dhe njohuri të thelluara të kuadrit zbatues në fushën e turizmit për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale.
Në fokusin e tij të plotë, ky program studimi gërsheton njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar tek studenti mendimin kritik dhe kreativ, si dhe t’i ekspozojë ata drejt çështjeve bashkëkohore dhe kyçe në fushën e turizmit nëpërmjet një modeli mësimi të mbështetur fuqishëm nga praktikat më të mira. Programi Master Profesional në Turizëm synon të sigurojë një aparat të plotë dhe të fokusuar njëkohësisht, ai i profilizon studentët në fusha të ndryshme të turizmit si:
- Menaxhimi i Turizmit të Qendrueshëm dhe Trashëgimnia Kulturore dhe Natyrore;
- Menaxhimi i Ndërmarrjeve Hoteliere dhe Udhëtimeve Turistike;
- Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët dhe Menaxhimi Strategjik i Markës;
- Menaxhimi dhe Marketingu i Shërbimeve Turistike;
- Menaxhimi i Destinacioneve Turistike dhe Sjellja Konsumatore në Turizëm;
- Elementë të Drejtimit Financiar dhe Analiza e Pasqyrave Financiare, etj,.
Ky program studimi përgatit specialistë turizmi me cilësi dhe shprehi të larta teknike dhe profesionale drejt një karriere të suksesshme, në përputhje me modelet dhe vizionet bashkëkohore të strukturave institucionale publike dhe private, në kontekstin e globalizimit dhe integrimit europian.
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:
| Nota | Pikët |
|---|---|
| 4 | deri në 50 pikë |
| 5 | 51-57 |
| 6 | 58-65 |
| 7 | 66-73 |
| 8 | 74-81 |
| 9 | 82-89 |
| 10 | 90-100 |
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional
Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert turizmi në një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qëndror dhe lokal, ente, kompani (publike apo private), shoqata të ndryshme, etj., si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e menaxherit në fushën e turizmit.
Detajet e programit të studimit
| Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri |
|---|---|---|---|---|
| 1 | Menaxhimi i Turizmit të Qendrueshëm | 6 | 60 | I |
| 2 | Ekonomiksi Turizmit | 6 | 60 | I |
| 3 | Menaxhimi i destinacioneve turistike | 6 | 60 | I |
| 4 | Menaxhimi i TO dhe AUT | 6 | 60 | I |
| 5 | Menaxhimi i trashëgimisë kulturore | 6 | 60 | I |
| 6 | Strategjia e turizmit | 6 | 60 | II |
| 7 | Menaxhimi Strategjik i Markës | 6 | 60 | II |
| 8 | Promocioni në turizëm | 6 | 60 | II |
| 9 | Menaxhimi i ndërmarrjeve hoteliere | 6 | 60 | II |
| 10 | E-Turizëm | 6 | 60 | II |
| Viti i Dytë | ||||
| 1 | Manaxhimi burimeve njerëzore | 6 | 60 | I |
| 2 | Metoda kërkimi në turizëm | 6 | 60 | I |
| 3 | Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët | 6 | 60 | I |
| 4 | Manaxhimi eventeve | 6 | 60 | I |
| 5 | Lëndë me zgjedhje ( Kontabilitet manaxherial / Sisteme Informacioni ) | 6 | 60 | I |
| 6 | Praktika | 12 | 300 | II |
| 7 | Mikroteza | 18 | 90 | II |
| Gjithsej | 120 | 1290 | ||