Titulli akademik i studimit | Diplomë Master Profesional në Sisteme Informacioni në Ekonomi |
---|---|
Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion Publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 vjet |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit
Diplomë Bachelor në Informatikë Ekonomike të Fakultetit të Ekonomisë, UT ose të fakulteteve të tjera në IAL (publike/jopublike–vendase/të huaja).
Diplomë Bachelor në Informatikë, Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike, dhe degë të tjera të ngjashme në fakultete të tjera të IAL (publike/jopublike–vendase/të huaja) mund të pranohen pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, UT dhe pas plotësimit të njohurive të tyre formuese.
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Programi i studimit ka për qëllim të aftësojë profesionistë me njohuri ekonomike në fushën e sistemeve të informacionit, të integrojë zgjidhjet që ofron teknologjia e informacionit me ato të proceseve të biznesit për të plotësuar nevojat për informacion të biznesit dhe të ndërmarrjeve të tjera, duke u mundësuar atyre arritjen e objektivave të tyre në një mënyrë efektive dhe eficiente.
Objektivat e programit të studimit:
-
Të diplomuarit do të mund të arrijnë të zgjidhin probleme ekonomike duke identifikuar, analizuar, zhvilluar dhe implementuar zgjidhje bazuar në sistemet e informacionit.
-
Të diplomuarit do të fitojnë aftësinë për të mirëmbajtur njohuritë aktuale të metodologjive dhe teknologjive të sistemeve të reja të informacionit për të adresuar nevojat kritike të biznesit në lidhje me kërkesat, qëllimet strategjike dhe veprimet e përditshme.
-
Të diplomuarit do të jenë të aftë të planifikojnë, drejtojnë, organizojnë dhe marrin pjesë në grupe pune dhe projekte në grup, që mundësojnë arritjen e zgjidhjeve të suksesshme të sistemeve të informacionit brenda organizatës.
-
Të diplomuarit do të fitojnë mundësinë për të kuptuar funksionet dhe aplikimet e kompjuterave në mjedisin e sistemeve të informacionit dhe të aplikojnë këtë kuptueshmëri brenda organizatës dhe strukturave dhe proceseve të biznesit.
-
Të diplomuarit do të mund të tregojnë aftësinë për të kuptuar dhe aplikuar konsiderata etike ndaj problemeve të ndryshme në mjedisin e sistemeve të informacionit.
-
Të diplomuarit do të mund të zhvillojnë aftësitë mbi planifikimin analitik, strategjik e kërkimor dhe menaxhimin e projekteve.
Veprimtaritë formuese:
-
Lëndë të formimit të përgjithshëm: Siguria e Sistemeve të Informacionit, Analizë dhe Projektim i Bazave të të Dhënave, Analizë dhe Projektim i Sistemeve të Informacionit.
-
Lëndë të formimit karakterizues: Programim i Avancuar në Web, Komunikim i të Dhënave në Biznes, Inteligjencë Artificiale, E-Tregëtia/E-Biznesi, Sistemet e Informacionit në Kontabilitet.
-
Lëndë integruese: Analizë e Serive Kohore, Inxhinieri Softuerësh, Metodat e Zhvillimit, Kurs Special në Informatikë.
-
Lëndë me zgjedhje: Menaxhimi i Projekteve TI, Sistemet e Menaxhimit të Njohurive, Aplikimet Mobile, Metoda Simulimi në Biznes, Kriptografi, Integrim Sistemesh, Web Marketing, Hakerimi Etik.
-
Praktika.
-
Mikroteza.
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:
Nota | Pikët |
---|---|
4 | deri në 50 pikë |
5 | 51-57 |
6 | 58-65 |
7 | 66-73 |
8 | 74-81 |
9 | 82-89 |
10 | 90-100 |
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional
Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert i sistemeve të informacionit me një nivel të lartë njohurish teorike dhe praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, ente, kompani (publike apo private), shoqata të ndryshme, etj., si specialist i fushës përkatëse të studimit. Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme edhe si profesionist i pavarur.
Detajet e programit të studimit
Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri |
---|---|---|---|---|
1 | Programim i Avancuar në Web | 6 | 60 | I |
2 | E-tregtia / E-biznes | 7 | 75 | I |
3 | Sistemet e Bazave të të Dhënave të Avancuara | 7 | 75 | I |
4 | Komunikimi i të Dhënave në Biznes | 6 | 60 | I |
5 | Analizë e Serive Kohore | 6 | 60 | I |
6 | Inxhinieri e Softuerëve | 7 | 75 | II |
7 | Teknologjia Mobile | 7 | 75 | II |
8 | Metodat e Zhvillimit | 7 | 75 | II |
9 | Siguria e sistemeve të informacionit | 6 | 60 | II |
10 | Sistemet e Informacionit në Kontabilitet | 6 | 60 | II |
Gjithsej | 65 | 675 | ||
Viti i Dytë | ||||
1 | Kurs Special në Informatikë | 6 | 60 | I |
2 | Analizë dhe Projektim i Sistemeve të Informacionit | 7 | 75 | I |
3 | Inteligjencë artificiale | 6 | 60 | |
4 | Lendë me zgjedhje | 6 | 60 | |
5 | Praktika | 12 | 120 | II |
6 | Mikroteza | 18 | 180 | II |
Gjithsej Viti i Dytë | 55 | 555 | ||
Total Viti I+II | 120 | 1230 |