Titulli akademik i studimitDiplomë Master i Shkencave në Statistika Zyrtare
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion Publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

  • Diplomë Bachelor e Fakultetit të Ekonomisë, UT ose diplomë e sistemit 4-vjeçar të Fakultetit të Ekonomisë, UT.

  • Diplomë Bachelor në Informatikë ose Teknologji Informacioni, të Fakultetit të Shkencave, UT.

  • Diplomë Bachelor në Inxhineri Informatike të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, UPT.

  • Diplomë Bachelor të ngjashme në fakultete të tjera të IAL (publike/jopublike–vendase/të huaja) mund të pranohen pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, UT dhe pas plotësimit të njohurive të tyre formuese.


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Ky master i drejtohet studentëve që duan të kenë njohuri të specializuara në bazat dhe parimet e statistikave zyrtare, qëllimin dhe nevojat, aktet ligjore, prodhuesit në nivel kombëtar, grupet e përdoruesve, indikatorët e përdorur në kuadër të statistikave zyrtare. Të ofrojnë mundësi për të mësuar burimet e të dhënave për prodhimin e statistikave zyrtare, metodat dhe procesin e prodhimit, matjen dhe vlerësimin e cilësisë së statistikave zyrtare, rregulloret evropiane dhe ndërkombëtare mbi të cilat bazohet prodhimi i tyre për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e përdoruesve.

Objektivat e programit të studimit:

  • Të diplomuarit do të jenë të aftë të planifikojnë, drejtojnë, organizojnë dhe marrin pjesë në grupe pune dhe projekte në grup, që mundësojnë përdorimin e metodave statistikore dhe modeleve të ndryshme ekonometrike për arritjen e zgjidhjeve të suksesshme sipas nevojave të tyre.

  • Të diplomuarit do të mund të fitojnë aftësitë për të komunikuar dhe bashkëpunuar me persona në role të ndryshme si metodologjistë, analistë, zhvillues, analistë të bazave të dhënave për zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe për arritjen e objektivit.

  • Të diplomuarit do të fitojnë aftësi për të kuptuar dhe analizuar metoda të ndryshme statistikore për të vlerësuar fenomenet sociale, matur performancën ekonomike, etj.

  • Të diplomuarit do të mund të arrijnë të zgjidhin probleme ekonomike duke identifikuar, analizuar, zhvilluar dhe implementuar zgjidhje, bazuar në modele ekonometrike dhe analiza statistikore.

  • Të diplomuarit do të fitojnë aftesinë për të mirëmbajtur njohuritë aktuale të metodologjive të reja, për të adresuar nevojat kritike të përdoruesve në lidhje me kërkesat, qëllimet strategjike dhe veprimet e përditshme.

  • Të diplomuarit do të mund të tregojnë aftesinë për të kuptuar dhe aplikuar konsiderata etike ndaj problemeve të ndryshme në mjedisin e statistikave.

  • Të diplomuarit do të mund të zhvillojnë aftësitë mbi planifikimin analitik, strategjik e kërkimor dhe menaxhimin e projekteve.

Veprimtaritë formuese:

  1. Lëndë të formimit të përgjithshëm: Menaxhimi i Bazës së të Dhënave dhe Magazinat e të dhënave, Eksplorimi i të dhënave.

  2. Lëndë të formimit karakterizues: Statistikat e Llogaritshme, Programimi R, Metoda Kërkimi, Menaxhim i Sistemeve të Informacionit, Statistikat Multivariabël, Analizat e të Dhënave, Vrojtimi me Zgjedhje me Metodologjia, Ekonometri e Avancuar, Shpërndarja e Statistikave Zyrtare, Big Data.

  3. Lëndë integruese: Seminar Special.

  4. Lëndë me zgjedhje: Sistemi i Llogarive Kombëtare, Analizat e Statistikave Sociale dhe Demografia, Vlerësimi i Zonave të Vogla, Statistikat e Bujqësisë dhe të Mjedisit, Statistikat Monetare, Financiare dhe Bankare, Bazat e Statistikave Zyrtare, Menaxhimi i Përgjithshëm i Cilësisë në Statistikat Zyrtare.

  5. Praktika.

  6. Projekti kërkimor dhe teza.


Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

NotaPikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësia për studime të mëtejshme

Studenti, i cili diplomohet në programin e studimit Master i Shkencave në Statistika Zyrtare pranohet të vazhdojë një program studimi të ciklit të tretë Doktoraturë.


Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Në përfundim të programit të diplomuarit në Masterin e Shkencave në Statistikat Zyrtare do të kenë një sërë mundësish në zhvillimin e karrierës së tyre si profesionistë në pozicione të tilla si:

  • Ekspertë në fushën e statistikave zyrtare në çdo fushë sociale, makroekonomike, demografike, mjedisore, etj.

  • Konsulentë të aftë të kuptojnë treguesit statistikorë, si ti përdorin dhe ti interpretojnë ato për hartimin e politikave, strategjive dhe implementimin e tyre në praktikë.

  • Ekspertë të aftë të aplikojnë modele statistikore, metodologji standarde dhe praktikat më të mira për prodhimin e statistikave zyrtare.

  • Analistë të bazave të të dhënave statistikore.

  • Menaxherë projektesh në fushën e statistikave.

Më konkretisht, funksionet në të cilat të diplomuarit në këtë Master, mund të kryejnë në institucione si INSTAT, dhe jo vetëm, janë si më poshtë:

  • Ekspertë në aplikimin e teknikave statistikore në prodhimin dhe përpunimin e indikatorëve statistikorë, Hartues të modeleve ekonometrike, Analistë të serive kohore.

  • Dezinjues të kampioneve statistikore dhe metodologjistë, Vlerësues të cilësisë statistikore.

  • Menaxhues të bazave të të dhënave dhe depozitimi i tyre, Analist të bazave të të dhënave.

  • Ekspertë punësimi në statistikat sociale për vlerësimin e aspekteve sociale të një shoqërie, Ekspertë në vlerësimin e performancës ekonomike të vendit. 

  • Dezinjues të produkteve statistikore, Menaxhues projekte kërkimi shkencor.

Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme edhe si profesionist i pavarur. Diploma Master i Shkencave është ura lidhëse në vazhdimin e karrierës akademike dhe kërkimore-shkencore.


Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1 Statistikat e Llogaritshme 6 60 I
2 Programi R 6 60 I
3 Sistemet e Bazave të të Dhënave të Avancuara 6 60 I
4 Metoda Kërkimi 6 60 I
5 Sistemet e Informacionit të Menaxhimit 6 60 I
6 Big Data 6 60 II
7 Shpërndarja e statistikave zyrtare 6 60 II
8 Analizat e të Dhënave 6 60 II
9 Vrojtimi me Zgjedhje dhe Metodologjia 6 60 II
10 Ekonometri e Avancuar 6 60 II
Gjithsej Viti i Parë 60 600  
Viti i Dytë
1 Statistikat Multivariable 6 60 I
2 Eksplorimi i të Dhënave 6 60 I
3 Seminar Special 6 60 I
4 Lëndë me zgjedhje 1 Analiza e Statistikave sociale dhe demografia 6 60 I
5 Lëndë me zgjedhje 2 Sistemet e llogarive kombëtare 6 60  
6 Praktika 12 120  
7 Projekti kërkimor dhe teza 18 180  
  Gjithsej Viti II 60 600  
  Gjithsej Viti I + II 120 1200  

G

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.