Titulli akademik i studimitDiplomë Master Shkencor në Manaxhim Risku
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Kriteret e pranimit të studentëve në programin e studimit, Master i Shkencave në Menaxhim Risku (MSHMRI) 

Programet e studimit të ciklit të parë, që mundësojnë pranimin në Programin e studimit të ciklit të dytë:

1. Nga i njëjti institucion i arsimit të lartë

Do të pranohen:

1.Të gjithë studentët që kanë mbaruar studimet universitare në FEUT që kanë të paktën një diplomë bachelor në degën Financë - Kontabilitet.

2.Të gjithë studentët që kanë mbaruar studimet universitare në FEUT që kanë të paktën një diplomë bachelor në degën Administrim Biznes.

3.Të gjithë studentët që kanë një diplomë bachelor në degën Ekonomiks të Fakultetit të Ekonomisë, UT.

2. Nga institucione të tjera të arsimit të lartë

Të gjithë studentët që kanë një diplomë bachelor në Financë - Kontabilitet dhe Administrim Biznesi në fakultete të ekonomisë (publike/ jopublike -vendase/ të huaja) mund të pranohen pasi të jetë lejuar njohja e diplomave të tyre sipas rregullave përkatëse.

Studentët duhet të zotërojnë të paktën në nivelin B1, ( të vërtetuar me dokumentin përkatës) një nga gjuhët e huaja të vendeve të Bashkimit Europian ( anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).

Studentët fitues në këtë program do të përzgjidhen mbi bazën e mesatares së arritur në studime e ciklit të parë Bachelor dhe preferencave të mësipërme.



Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi Master i Shkencave në Menaxhim Risku synon t’u përgjigjet nevojave të tregut për specialistë të aftë në identifikimin, analizën, vlerësimin dhe menaxhimin e riskut. Formimi organizohet rreth tre drejtimeve kryesore: menaxhimit të riskut të ndërmarrjes, menaxhimit të riskut financiar dhe menaxhimit të riskut të katastrofave, duke ndërthurur njohuritë teorike me zbatimin praktik dhe metodat sasiore të analizës së riskut.

Në përfundim të programit, të diplomuarit do të jenë të aftë të identifikojnë dhe vlerësojnë faktorët e riskut, të përdorin metoda sasiore dhe probabilistike për analizimin e tyre, të trajtojnë probleme komplekse në kushte pasigurie dhe të mbështesin proceset e vendimmarrjes. Programi zhvillon gjithashtu mendimin kritik dhe aftësinë për kërkim shkencor, duke kombinuar formimin në menaxhimin e riskut me vendimmarrjen, modelet e vlerësimit sasior, auditimin me bazë risku, vlerësimin e pasurive të paluajtshme, praktikën profesionale dhe punimin kërkimor të diplomës.


Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:

NotaPikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësia për studime të mëtejshme

Profili shkencor i programit siguron njohuri të thelluara teorike dhe praktike në menaxhimin e riskut dhe zhvillon aftësitë për analizë sasiore, kërkim shkencor dhe trajtim të pavarur të problematikave komplekse të riskut. Kjo përgatitje krijon bazën për vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë dhe për angazhimin në kërkim shkencor në fusha që lidhen me riskun financiar, riskun e ndërmarrjes, riskun bankar dhe riskun e katastrofave.


Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Të diplomuarit mund të zhvillojnë karrierë si analistë, specialistë dhe menaxherë risku në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Mundësitë e punësimit përfshijnë institucione financiare bankare dhe jobankare, kompani sigurimi, ndërmarrje publike dhe private, institucione dhe ente të administratës qendrore e vendore, organizata dhe institucione kërkimore-shkencore, si dhe struktura të tjera ku kërkohet vlerësimi dhe menaxhimi sistematik i risqeve. Ky profil lidhet dhe me sektorë si pasuritë e paluajtshme dhe institucionet publike.

Një element dallues i programit është formimi në menaxhimin e riskut të katastrofave, i cili krijon mundësi për angazhim edhe në institucione dhe organizata që merren me emergjencat civile, parandalimin dhe vlerësimin e risqeve dhe rritjen e qëndrueshmërisë ndaj ngjarjeve të jashtëzakonshme. Programi është ndërtuar mbi konsultimin me përfaqësues të institucioneve financiare, administratës publike dhe organizatave të angazhuara në menaxhimin e riskut, duke reflektuar nevojat konkrete të tregut të punës.


Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1 Bazat e Vlerësimit të Riskut dhe Vendimmarrja 6 60 I
2 Manaxhimi i Riskut të Ndërmarrjes 6 60 I
3 Ekonometri 6 60 I
4 Parashikimi dhe Vlerësimi Financiar 6 60 I
5 Metoda Kërkimi 6 60 I
6 Manaxhimi i Riskut të Katastrofave 6 60 II
7 Probabiliteti në Manaxhimin e Riskut 6 60 II
8 Manaxhimi i Riskut dhe Sigurimet 6 60 II
9 Ekonomiks Zhvillimi  6 60 II
10 Manaxhimi i Riskut në Banka 6 60 II
Gjithsej Viti i Parë 60 600  
Viti i Dytë
1 Auditim me Bazë Risku 6 60 I
2 Modelimi i Riskut në Praktikë 6 60 I
Lëndë me Zgjedhje (stud. zgjedh  3 lëndë)

3

 Manaxhimi i Riskut në Sistemet e Informacionit 6 60 I
 Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike 6 60 I
 Tregjet e Energjisë 6 60 I
 Logjistikë dhe Manaxhim Operacionesh 6 60 I
 Vlerësimi Pasurive të Paluajtshme 6 60 I
 Siguria dhe Shëndeti në Punë 6 60 I
4 Praktika 12 240 II
5 Mikroteza 18 70 II
Gjithsej Viti i Dytë 60 610  
Total Viti I+II 120 1210  
Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.