Titulli akademik i studimitDiplomë Master Shkencor në Ekonomiks
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

 

Kriteret e pranimit të studentëve në programin e studimit, Master i Shkencave në Ekonomiks (MSHE).

Programet e studimit të ciklit të parë, që mundësojnë pranimin në Programin e studimit të ciklit të dytë:

1. Nga i njëjti institucion i arsimit të lartë Sipas kësaj preference:
  1. Bachelor në Ekonomiks, Fakulteti i Ekonomisë, UT
  2. Bachelor në degët e tjera të Fakultetit të Ekonomisë, UT
2. Nga institucione të tjera të arsimit të lartë Do të pranohen diplomat Bachelor të fakulteteve të tjera ekonomike të shkollave publike dhe jo publike, vendase e të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullave përkatëse.
3. Nga institucione të tjera të arsimit të lartë

Do të pranohen diplomat Bachelor në fushën e shkencave ekzakte dhe shoqërore të shkollave publike dhe jo publike, vendase e të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullave përkatëse.

Studentët duhet të zotërojnë të paktën në nivelin B1, ( të vërtetuar me dokumentin përkatës) një nga gjuhët e huaja të vendeve të Bashkimit Europian ( anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).

Studentët fitues në këtë program do të përzgjidhen mbi bazën e mesatares së arritur në studime e ciklit të parë Bachelor dhe preferencave të mësipërme.



Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Globalizimi gjithnjë në rritje i ekonomisë ka sjellë abandonimin e ndarjes fikse midis makroekonomistëve dhe ekonomistëve të biznesit. Për më tepër, strukturat ekonomike lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe organizimet e reja publike kërkojnë profesionistë, të cilët të jenë të aftë të ndërrmarrin përgjegjësi vendim-marrëse të një ekonomisti të përgatitur në një këndvështim teoriko analitik. Qëllimi i këtij programi është formimi i një figure profesionale fleksibël, e aftë të përballojë dinamikën e zhvillimeve aktuale ekonomike dhe të ofrohet si ndërmjetës midis realiteteve teorike të ndryshme nga njëra anë dhe praktikave ekonomike bashkëkohore të ndryshme nga ana tjetër. Planet e studimit orientuese në fushën e ekonomiksit do ta drejtojnë studentin për marrjen e kompetencave që mund të shfrytëzohen nga ai vetë në fushën e politikave ekonomike në kuadër lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Programi i studimit në “Master i Shkencave në Ekonomiks” ka qëllim të ndihmojë studentët që të zhvillojnë aftësitë e tyre analitike, të rrisin kapacitetin e tyre për analiza abstrakte dhe të përdorin mjetet e analizës së të dhënave për t’u përgatitur si ekonomistë të aftë në fushën e zhvillimit të politikave ekonomike. Lëndët e zhvilluara gjatë programit kombinojnë studimin rigoroz analitik me studimin e detajuar të problemeve dhe situatave ekonomike aktuale.

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

NotaPikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësia për studime të mëtejshme.

Studenti me formim në këtë fushë mund të vazhdojë programe të mëtejshme studimi doktorature në Ekonomiks brenda apo jashtë vendit.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

  • Studenti me formim në këtë fushë mund të punojë në pozicione prominente në organizata të tilla si Banka Qëndrore, banka të tjera vendase dhe të huaja të nivelit të dytë, autoritetet e larta mbikqyrëse financiare, të konkurrencës apo biznesit;
  • Studenti me formim në këtë fushë mund të punojë në organizma dhe organizata ndërkombëtare, shoqata të huaja dhe vendase si ekonomist dhe kurator i marrëdhënieve ndërkombëtare, mund të punojë në administratën publike, në entet lokale etj
  • Studenti me formim në këtë fushë mund të punojë, gjithashtu, në agjenci dhe institute kërkimi dhe firma biznesi të mëdha.

Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1 Mikroekonomi 3 7.5 75 I
2 Makroekonomi 3 7.5 75 I
3 Elemente të Optimizimit 7.5 75 I
4 Ekonometri 7.5 75 I
5 Ekonomiks i Integrimit Ekonomik Europian 6 60 II
6 Ekonomiks i Sektorit Publik (Intermediate) 6 60 II
7 Tregti Ndërkombëtare – Teori dhe Politika 6 60 II
8 Ekonomiks Zhvillimi 6 60 II
Lëndë me Zgjedhje
9 Ekonomiks i Politikave Sociale 4.5 52 II
Ekonomiksi i Tregut të Punës
Ekonomiks Institucional
Organizim Industrial
Gjithsej Viti i Parë 56.5 592  
Viti i Dytë
1 Makroekonomi e Hapur - Financa Ndërkombëtare 6 60 I
2 Kontabilitet Nacional 6 60 I
3 Ekonomiks Financiar (Tregjet Financiare) 6 60 I
Lëndë me Zgjedhje
4 Qeverisje Koorporatash 4.5 52 I
Menaxhim Risku
Analizë e Pasqyrave Financiare dhe Auditim
5 Metoda Kërkimi mbi Politikat Ekonomike – Modele Ekonomike të Kompjuterizuara 6 60 I
6 Praktika 12 240 II
7 Mikroteza 18 90 II
Gjithsej Viti i Dytë 60 630  
Total Viti I+II 120 1230  
Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.