Titulli akademik i studimitDiplomë Master Shkencor në në Zhvillim Ekonomik dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Kriteret e pranimit të studentëve në programin e studimit, Master i Shkencave në Zhvillim Ekonomik dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (MSHZHEMN).

Programet e studimit të ciklit të parë, që mundësojnë pranimin në Programin e studimit të ciklit të dytë:

1. Nga Universiteti i Tiranës Studentë të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve Bachelor 180 kredite në një prej fushave të Ekonomisë, Shkencave Politike, Shkencave Sociale, Juridike apo Marrëdhënieve Ndëkombëtare.
2. Nga institucione të tjera të arsimit të lartë ( pubilke dhe jo publike ). Studentë të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve Bachelor 180 kredite në një prej fushave të Ekonomisë, Shkencave Politike, Shkencave Sociale, Juridike apo Marrëdhënieve Ndëkombëtare, në një Universitet shqiptar apo që zotërojnë një diplomë të huaj të njohur nga Ministria Arsimit dhe Sportit, në fushat e mësipërme ose të ngjashme me to.

Studentët duhet të zotërojnë të paktën në nivelin B1, ( të vërtetuar me dokumentin përkatës) një nga gjuhët e huaja të vendeve të Bashkimit Europian ( anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).

Studentët fitues në këtë program do të përzgjidhen mbi bazën e mesatares së arritur në studime e ciklit të parë Bachelor dhe preferencave të mësipërme.

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

NotaPikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1

Histori e Organizata Ndërkombëtare

6 60 I
2

Ekonomi e Zhvillimit dhe e Bashkëpunimit

9 75 I
3

Hyrje në Ekonometrinë për Shkencat Sociale

9 75 I
4

Inovacioni dhe Zhvillimi

9 75 I
5

Makroekonomia Ndërkombëtare

9 75 II
6

Gjuha Angleze e avancuar

6 60 II
Lëndë me Zgjedhje
7 Organizatat Ndërkombëtare 6 60

II

 

 

Sociologji e Zhvillimit
8 Modelet Ekonomike të Politikës 6 60

 

II

Inovacioni dhe zhvillimi i gjelbër dhe i qendrueshëm;
Qasjet metodologjike dhe të llogaritjes në shkencën e të dhënave
Tregjet dhe institucionet ndërkombëtare

Gjithsej Viti i Parë                                                                                                                                                                          60         540      

Viti i Dytë
1

Dy lëndë me zgjedhje mes:

-Metodat e Kërkimit Politik

-Nacionalizmi dhe Identiteti

-Qeverisja dhe Politika në SEE

-Proceset e politikës dhe Institucionet

-Çështje në Marrëdhëniet Ndërkombëtare

6 60 I
2 6 60 I
3

Një lëndë me zgjedhje mes:

-Traktat dhe Integrimi në BE

-Të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësia Ndërkombëtare

6 60 I
4

Një gjuhë e huaj me zgjedhje mes:

Frëngjisht, Spanjisht, Gjermanisht

6 60 I
5

Një lëndë me zgjedhje mes:

-Integrimi Europian dhe Gjeopolitika në Ballkanin Perëndimor

-Institucionet dhe Politikat e BE

6 60 II

6

 

7

Dy lëndë me zgjedhje mes:

-Historia e krahasuar e qeverisjes

-Metodat e avancuara të kërkimit politik

-Zgjidhja e Konflikteve Ndërkombëtare

-Analiza e Politikës së Jashtme

6

 

6

60

 

60

II

 

II

8 Punimi i Diplomës 18 90 II
Gjithsej Viti i Dytë 60 765  
Total Viti I+II 120 1305  

 

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.