| Titulli akademik i studimit | Diplomë Master Shkencor në Analizë dhe Admnistrim Fiskal |
|---|---|
| Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
| Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik |
| Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
| Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 vjet |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit
|
Kriteret e pranimit të studentëve në programin e studimit, Master i Shkencave në Analizë dhe Admnistrim Fiskal (MSHAAF) Programet e studimit të ciklit të parë, që mundësojnë pranimin në Programin e studimit të ciklit të dytë: | |
|---|---|
| 1. Nga i njëjti institucion i arsimit të lartë |
|
| 2. Nga institucione të tjera të arsimit të lartë |
|
Studentët duhet të zotërojnë të paktën në nivelin B1, ( të vërtetuar me dokumentin përkatës) një nga gjuhët e huaja të vendeve të Bashkimit Europian ( anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
Studentët fitues në këtë program do të përzgjidhen mbi bazën e mesatares së arritur në studimet e ciklit të parë Bachelor dhe preferencave të mësipërme. Kanë prioritet studentët e diplomuar në FEUT (sipas kritereve të brendshme), FDUT, dhe më pas ata të diplomuar në Fakultete të tjera të Ekonomisë dhe Drejtësisë, publike ose private, vendase dhe të huaja.
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Programi synon të formojë specialistë me njohuri të avancuara nëfinancat publike, politikat fiskale, administrimin tatimor e doganor dhetë drejtën fiskale, të aftë për të analizuar dhe zbatuar politikat dhelegjislacionin fiskal në përputhje me zhvillimet ekonomike dhestandardet evropiane.
Në përfundim të programit, të diplomuarit do të jenë të aftë të analizojnëefektet ekonomike dhe sociale të politikave fiskale; të interpretojnë dhezbatojnë legjislacionin tatimor e doganor; të vlerësojnë dheadministrojnë detyrimet fiskale; të ofrojnë këshillim në fushën e fiskalitetit; si dhe të përdorin metoda analitike dhe kërkimore përtrajtimin e problematikave të financave publike dhe administrimit fiskal. Programi zhvillon gjithashtu aftësitë për punë profesionale, etike dhe tëpërgjegjshme në sektorin publik dhe privat.
Mundësia për studime të mëtejshme
Profili shkencor i programit kombinon formimin teorik me analizënempirike dhe kërkimin e aplikuar në fushën e fiskalitetit dhe financavepublike. Ai zhvillon aftësitë analitike, kërkimore dhe të mendimit kritik, duke krijuar bazën akademike për vazhdimin e studimeve të ciklit tëtretë dhe për angazhimin në kërkim shkencor në fushat përkatëse.
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional
Të diplomuarit mund të zhvillojnë karrierë si specialistë dhe analistë tëfiskalitetit dhe administrimit fiskal, në administratën tatimore dhedoganore, ministri, institucione të administratës qendrore dhe vendore, sidhe në struktura që merren me politikat fiskale dhe administrimin e tëardhurave publike.
Në sektorin privat, ata mund të punësohen në kompani dhe zyrakonsulence fiskale e tatimore, në funksione të përputhshmërisë dheplanifikimit tatimor, ose të ushtrojnë veprimtari si konsulentë të pavarur. Formimi mbi politikat fiskale të BE-së krijon gjithashtu mundësiangazhimi në projekte dhe reforma që lidhen me harmonizimin e legjislacionit fiskal dhe integrimin evropian.
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:
| Nota | Pikët |
|---|---|
| 4 | deri në 50 pikë |
| 5 | 51-57 |
| 6 | 58-65 |
| 7 | 66-73 |
| 8 | 74-81 |
| 9 | 82-89 |
| 10 | 90-100 |
Detajet e programit të studimit
| Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri |
|---|---|---|---|---|
| Viti i Parë | ||||
| 1 |
Administrim fiskal
|
6 | 60 | I |
| 2 |
Financat e ndërmarrjeve dhe organizatave publike
|
6 | 60 | I |
| 3 |
Ndikimi i standarteve të kontabilitetit në raportimin tatimor
|
6 | 60 | I |
| 4 |
Financat publike
|
6 | 60 | I |
| 5 |
E drejta tregtare
|
6 | 60 | I |
| 6 |
Makroekonomia e Politikës fiskale
|
6 | 60 | II |
| 7 | Politikat tatimore në Bashkimin Evropian | 6 | 60 | II |
| 8 | Tatim i të ardhurave | 6 | 60 | II |
| 9 | Tatim i konsumit dhe Planifikim tatimor | 6 | 60 | II |
| 10 | E drejta fiskale | 6 | 60 | II |
|
Gjithsej Viti i Parë
|
60 | 600 | ||
|
Viti i Dytë
|
||||
|
1
|
Auditimi i pasqyrave financiare dhe Raportimi tatimor
|
6 | 60 | I |
|
2
|
Taksat dhe Ekonomia
|
6 | 60 | I |
|
3
|
Taksimi ndërkombëtar
|
6 | 60 | I |
|
4
|
Taksimi lokal dhe Tatimi i pronës |
6
|
60
|
I
|
|
5
|
Politikat kundër krimit ekonomik dhe Zhvillimi i kapitalit njerëzor
|
6 | 60 | I |
|
6
|
Praktika
|
12 | 240 | II |
|
7
|
Mikroteza
|
18 | 90 | II |
| Gjithsej Viti i Dytë | 60 | 630 | ||
| Total Viti I+II | 120 | 1280 | ||