Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Targu Mures në Rumani, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.
Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);
- Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ / administrativ me kohë të plotë për trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);
Fushat e shkëmbimit për stafin akademik:
- Teknologji Informacioni dhe Komunikimi;
- Administrim biznesi.
Afati për aplikim: 22 Shkurt 2022
Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Klikoni për më tepër: