Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për trajnim në Universitetin Politeknik Santarem në Portugali, për stafin akademik me kohë të plotë të
Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022 - 2023.
Llojet e mobilitetit:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;
Stafi do të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare me temë: “Inteligjenca artificiale dhe impakti i saj në jetën akademike”, e cila do të zhvillohet në datat 15-19 maj 2023.
Fushat e shkëmbimit:
- Informatikë Ekonomike;
- Informatikë.
Kohëzgjatja e bursave:
- 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;
Afati për aplikim: 27 Shkurt 2023
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Klikoni për më tepër:
Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Politeknik Santarem, Portugali