Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Kodolanyi Janos në Hungari, për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor;
- Master;
Kohëzagjatja e bursave:
- Bachelor (1 semestër);
- Master (1 semestër).
Fusha e studimit:
- Administrim biznes;
Afati për aplikime: 11 Prill 2023
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në formatin pdf në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!