Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për mobilitete për studentët PhD të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Poitiers, në Francë, për vitin akademik 2023-2024.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve PhD për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Doktoraturë;

Studentët aplikues duhet të plotësojnë këto kushte:

a. Të jenë studentë të rregjistruar në shkollën e doktoraturës të FEUT;

b. Të jenë në vitin e dytë dhe ose të tretë të përgatitjes së tezës /studimit të doktoraturës;

c. Të jenë punonjës efektivë me kontratë të plotë punësimi në FEUT;

d. Të kenë njohje të mirë të gjuhës frënge dhe / ose të gjuhës angleze. Studentët me njohje të mirë të frëngjishtes kanë përparësi;

e. Studentët aplikues duhet të kenë të miratuar nga shkolla e doktoraturës platformën e studimit dhe / ose fushën e studimit.

Kohëzgjatja e bursave:
- 3 muaj (me mundësi zgjatjeje edhe 3 muaj të tjerë, por jo të njëpasnjëshëm);

Fushat e shkëmbimit:

Bursat / mobilitetet, do të jenë në fushat si vijon:
- Ekonomiks;

Afati për aplikim: 05 Qershor 2023

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Klikoni për më tepër:
Hapet thirrja për aplikime për studentët PhD në Universitetin e Poitiers, në Francë, në kuadër të programit Erasmus +, për vitin akademik 2023-2024

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.