Në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin e Poitiers, Francë, Projekti Erasmus+, hapet thirrja për të ndjekur studimet për një vit akademik pranë Institutit të Administrimit të Ndërmarrjeve (Institute d'Administration des Entreprises, IAE), për vitin akademik 2024-2025.
- 14 (katërmbëdhjetë) bursa për studentët e programit Master në kuadër të Projektit Erasmus+, në Institutin e Administrimit të ndërmarrjeve (IAE), në Universitetin e Poitiers, Francë, për vitin akademik 2024-2025, në gjuhën frënge.


- 3 (tre) bursa për studentët e programit Master në kuadër të Projektit Erasmus+, në Institutin e Administrimit të ndërmarrjeve (IAE), në Universitetin e Poitiers, Francë, për vitin akademik 2024-2025, në gjuhën angleze.
- 3 (tre) bursa për studentët e programit Master në kuadër të Projektit Erasmus+, në Fakultetin e Shkencave ekonomike, të Universitetit ë Poitiers, Francë, për vitin akademik 2024-2025, në gjuhën frënge.

Afati i aplikimit: 20 nëntor 2023.


Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..


Më pas, studentët do t’i nënshtrohen një testi akademik për njohjen e gjuhës prej stafit akademik të IAE në Universitetin e Poitiers, që do të konsiderohet si testi final dhe pranimi zyrtar.


Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Klikoni për më tepër

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.