Hapet thirrja për aplikim për bursa për studentët e nivelit bachelor dhe master, në kuadër të Projektit Erasmus+, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bielefeld, Gjermani, për periudhën Tetor 2024 - Shkurt 2025.
Aplikuesit duhet të jenë studentë të rregjistruar në programet e studimit të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Dega Ekonomiks, Dega Financë dhe Dega Administrim Biznesi.