Hapet thirrja për aplikim për bursa për studentët e nivelit bachelor, në kuadër të Projektit Erasmus +, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bielefeld, Gjermani, për periudhën 05 Shtator 2025- 06 Shkurt 2026.
Aplikuesit duhet të jenë studentë të rregjistruar në programet e studimit të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Dega Ekonomiks, Dega Financë dhe Administrim Biznesi.
1. Studentët aplikues duhet të jenë, studentë në vitin e parë, të dytë e te tretë bachelor
2. Aplikuesit duhet të kenë notën mesatare mbi 8 (tetë).
3. Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose gjermane në nivelin B2, me çertifikatë
Dokumentat që duhen dorëzuar janë:
1. CV në gjuhën angleze
2. Kopje e Pasaportës
3. Vërtetim studenti
4. Lista e notave
5. Certifikatë e nivelit të gjuhës angleze/gjermane
6. Letër Motivimi në gjuhën angleze
7. Kërkesë për aplikim për këtë mobilitet
Studentët e interesuar mund të aplikojnë pranë zyrës së marrdhënieve me jashtë në Fakultetin e Ekonomisë, duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, deri në datën 15.04.2025
në orarin 09.00- 15.00.