Aplikuesit duhet të jenë studentë të rregjistruar në programet e studimit të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Dega Ekonomiks, Dega Financë dhe Administrim Biznesi. 

 

1. Studentët aplikues duhet të jenë, studentë në vitin e parë, të dytë e të tretë bachelor

2. Aplikuesit duhet të kenë notën mesatare mbi 8 (tetë).

3. Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose gjermane në nivelin B2, me çertifikatë 

 Dokumentat që duhen dorëzuar janë: 

1. CV në gjuhën angleze

2. Kopje e Pasaportës

3. Vërtetim studenti

4. Lista e notave

5. Certifikatë e nivelit të gjuhës angleze/gjermane

6. Letër Motivimi në gjuhën angleze

7. Kërkesë për aplikim për këtë mobilitet 

Studentët e interesuar mund të aplikojnë pranë zyrës së marrdhënieve me jashtë në Fakultetin e Ekonomisë, duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, deri në datën 23.10.2025 në orarin 09.00- 15.00.

Klikoni për më tepër:

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.