Në kuadër të këtij programi, studentëve do t’u ofrohet një kontratë praktike 6-mujore, part-time, në degët e bankës sonë. Në përfundim të praktikës, çdo pjesëmarrës do të pajiset me një vërtetim nga Raiffeisen Bank, i cili njihet si dokument zyrtar për praktikën shkollore.
Kriteret për përzgjedhje:
-
Të preferuar janë studentët e vitit të dytë dhe të tretë të ciklit Bachelor (ne vazhdim), si dhe studentët e ciklit Master viti i parë dhe i dytë (vazhdim ).
-
Ftohen të aplikojnë edhe studentë nga nivele të tjera studimi.
Qëllimet e programit:
-
Të nxisim dhe trajnojmë studentët e interesuar për zhvillimin e karrierës së tyre në sistemin bankar.
-
T’u ofrojmë njohuri mbi proceset e punës në bankë dhe produktet bankare.
-
Të identifikojmë talente të reja me potencial për t’u punësuar në të ardhmen pranë Raiffeisen Bank.
Shënim: Studentët më të përkushtuar dhe me performancë të lartë gjatë praktikës do të pajisen gjithashtu me certifikatë vlerësimi nga Raiffeisen Bank.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në emailin:
📧 Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.