Studentët e Fakultetit të Ekonomisë kanë mundësinë të aplikojnë për programe ndërkombëtare studimi dhe formimi profesional që do të zhvillohen gjatë viteve akademike 2027 dhe 2028 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Itali, në bashkëpunim me University of La Verne (California, USA) dhe CUOA Business School (Italy).

Programet ofrojnë formim akademik dhe profesional në fusha të rëndësishme të biznesit dhe menaxhimit, duke kombinuar përvojën ndërkombëtare me zhvillimin e aftësive në gjuhën angleze dhe kompetencave profesionale.

Programet e ofruara nga University of La Verne

  • Strategy & Marketing
  • Leading & Coaching the Human Organization
  • Finance & Accounting
  • Business English
  • Advanced Topics in Project Management
  • Advanced Topics in Business Strategy

Programet e ofruara nga CUOA Business School

  • Business Strategy & Marketing Management
  • Creativity, Innovation & Entrepreneurship
  • International Management & Leadership
  • Operations, Logistics & Lean Management

Studentët e interesuar mund të informohen mbi kushtet e bursave, programet e studimit dhe procedurën e para-regjistrimit në linkun e mëposhtëm:

🔗 Informacion mbi programet dhe bursat

📅 Afati i aplikimit: 20 shtator 2026

Për informacione shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë drejtpërdrejt në adresën elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Fakulteti i Ekonomisë inkurajon studentët që dëshirojnë të zgjerojnë përvojën e tyre akademike dhe profesionale në një mjedis ndërkombëtar të shfrytëzojnë këtë mundësi aplikimi.

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.