Erasmus+ · Mobilitet Studentor
Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

Hapet thirrja për bursa studentore në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bielefeld, Gjermani

Në kuadër të Projektit Erasmus+, hapet thirrja për aplikim për bursa për studentët e nivelit Bachelor, pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Bielefeld, Gjermani.

Apliko këtu ↗
Destinacioni
Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Bielefeld, Gjermani
Niveli
Bachelor (viti I, II, III)
Degët pranuese
Ekonomiks · Financë · Administrim Biznesi

Kriteret e pranueshmërisë

Aplikuesit duhet të jenë studentë të regjistruar në programet e studimit të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, Dega Ekonomiks, Dega Financë ose Dega Administrim Biznesi.

1
Studentë në vitin e parë, të dytë ose të tretë Bachelor
2
Notë mesatare mbi 8 (tetë)
3
Njohuri të gjuhës angleze ose gjermane në nivelin B2, me çertifikatë

Dokumentet e nevojshme

CV (në gjuhën angleze)
Kopje e pasaportës
Vërtetim studenti
Lista e notave
Certifikatë e nivelit të gjuhës angleze/gjermane
Letër motivimi (në gjuhën angleze)
Kërkesë për aplikim për këtë mobilitet
Afati për dorëzim dokumentacioni
Deri më 21 Tetor 2026 (ora 09:00 – 15:00)

Studentët e interesuar mund të aplikojnë pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë në Fakultetin e Ekonomisë, duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të mësipërm.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.