Erasmus+ · Mobilitet Studentor

Hapet thirrja për bursa për studentë në International Business Academy (IBA), Kolding, Danimarkë
Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Tiranës hap thirrjen për bursa mobiliteti për studentët, pranë International Business Academy (IBA), Kolding, Danimarkë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027.
https://iba.dk/ ↗
Destinacioni
International Business Academy (IBA), Kolding, Danimarkë
Semestri
Semestri II, viti akademik 2026–2027
Nivelet
Bachelor (1 semestër) Master (1 semestër)
Bursa përfshin
kosto udhëtimi 309 Euro.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës.
Dokumentet e nevojshme
Bachelor
Lista e notave për nivelin Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze)
Vërtetim studenti Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze)
Letër Motivimi (në gjuhën angleze)
Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B1)
*Dokumenti Learning Agreement
Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e
Master
Vërtetim studenti të programit master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze)
Diploma e nivelit Bachelor
Listë notash e programit bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze)
Listë notash e programit master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze)
Letër Motivimi (në gjuhën angleze)
Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B1)
*Dokumenti Learning Agreement
Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e
Afati për aplikim
20 Tetor 2026, ora 10:00
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.. Për më shumë informacion, kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!