Ju informojmë se Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Tiranë ka njoftuar hapjen e thirrjes së re për aplikime në kuadër të Programit Kombëtar të Bursave të Republikës së Sllovakisë (National Scholarship Programme – NSP), për realizimin e mobiliteteve akademike gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2026–2027.
Programi ofron mundësi për studentët, studentët e doktoraturës, personelin akademik dhe kërkuesit shkencorë, të interesuar për të realizuar periudha studimi, kërkimi shkencor ose mësimdhënieje pranë universiteteve dhe institucioneve kërkimore në Sllovaki.
Bursat mbulojnë shpenzimet e jetesës gjatë periudhës së qëndrimit, ndërsa për studentët dhe doktorantët parashikohet edhe mundësia e mbështetjes financiare për udhëtimin, sipas kushteve të programit.
Afati i fundit për aplikim është data 31 tetor 2026, ora 16:00 (CET).
Aplikimet realizohen online në faqen zyrtare të programit:
Për informacione të mëtejshme, personat e interesuar mund të kontaktojnë administratorët e programit pranë SAIA:
- Për studentët dhe doktorantët: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
- Për personelin akademik dhe kërkuesit shkencorë: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Bashkëlidhur gjeni materialin informues mbi programin, kriteret e përfitimit dhe procedurat e aplikimit.