Në kuadër të Aleancës Evropiane UNINOVIS – Data for L.I.F.E. Kauno Kolegija, Kaunas, Lituani | 15–23 tetor 2026

Universiteti i Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit me Kauno Kolegija Higher Education Institution, Lituani, si dhe të aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të Aleancës Evropiane UNINOVIS – Data for L.I.F.E., hap thirrjen për studentët e Universitetit të Tiranës për pjesëmarrje në programin intensiv të kombinuar Blended Intensive Programme (BIP) “Artificial Intelligence Across Languages and Education”.

Programi synon të zhvillojë kompetencat e pjesëmarrësve në përdorimin efektiv, inovativ, etik dhe të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale në arsim, mësimdhënie, gjuhë dhe kërkim shkencor, duke promovuar mendimin kritik dhe bashkëpunimin ndërmjet njeriut dhe Inteligjencës Artificiale.

Organizimi i programit

  • Komponenti virtual: 15 tetor 2026
  • Mobiliteti fizik: 19–23 tetor 2026
  • Vendi: Kauno Kolegija, Kaunas, Lituani
  • Kredite: 3 ECTS
  • Programi: “Artificial Intelligence Across Languages and Education”

Programi kombinon leksione, workshop-e praktike, bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte digjitale, duke u ofruar studentëve mundësinë të zhvillojnë aftësi konkrete për përdorimin e mjeteve të Inteligjencës Artificiale në kontekste akademike dhe arsimore.

Tematikat kryesore

  • Artificial Intelligence as a Research Assistant
  • Artificial Intelligence Tools in Language Teaching
  • Submerging Interactivity in the Context of Artificial Intelligence
  • The Smart Lecturer: Effective Use of AI Tools in the Educational Process
  • Human–AI Collaboration in Language Teaching and Translation
  • përdorimi i AI në shkrimin akademik, përkthim dhe kërkim;
  • integriteti akademik, etika, transparenca dhe siguria e të dhënave.

Programi rekomandohet veçanërisht për studentët e fushave të gjuhëve dhe edukimit, por është i hapur edhe për student

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.