Programi Kombëtar i Financimit të Doktoraturave zbatohet mbi parimin “Një thirrje – dy kategori – një standard kombëtar”. Doktoratura kërkimore standarde (Kategoria A) dhe doktoratura industriale (Kategoria B) trajtohen si dy modalitete të së njëjtës skemë kombëtare financimi, me një kuadër të unifikuar administrativ, financiar, monitorues dhe të transparencës.

Thirrja synon të mbështesë zhvillimin e studiuesve të aftë për të realizuar kërkim shkencor të pavarur, origjinal, themelor ose të aplikuar, në fushat prioritare të përcaktuara në thirrje, me orientim strategjik drejt fushave STEM, me qëllim rritjen e cilësisë dhe standardeve të formimit doktoral dhe nxitjen e prodhimit të rezultateve kërkimore me vlerë dhe potencial për t’u përdorur në zhvillimin e shkencës, ekonomisë dhe politikave publike.

Në këtë kuadër, çdo projekt i propozuar për financim duhet të demonstrojë një problem ose pyetje kërkimore të qartë dhe origjinale, një metodologji të përshtatshme dhe të realizueshme, si dhe një plan të besueshëm për zhvillimin e kompetencave kërkimore të doktorantit dhe arritjen e rezultateve të parashikuara.

Hapja e aplikimeve: 1 tetor 2026

Afati përfundimtar: 31 tetor 2026, ora 10:00

Më poshtë gjeni edhe linkun mbi informacionin e plotë, mbi kriteret e pranueshmërisë, dokumentacionin e nevojshëm dhe mënyrën e aplikimit:

https://nasri.gov.al/thirrjet/thirrje-e-hapur-per-financimin-e-studimeve-te-doktoratures-2026/

Ju faleminderit.

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.