Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar Universitetin e Tiranës për hapjen e thirrjes për aplikime në kuadër të programit Community Solutions 2027, me afat aplikimi 24 nëntor 2026.


Ky program u ofron profesionistëve dhe drejtuesve të moshës 27–39 vjeç, me përvojë në fushat e sipërmarrjes, inovacionit, turizmit, tregtisë dhe zhvillimit ekonomik vendor, mundësinë për të marrë pjesë në një program shkëmbimi profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Programi përfshin një praktikë profesionale 12-javore pranë një organizate amerikane, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë për zhvillim profesional, shkëmbim përvojash dhe zgjerim të rrjeteve të bashkëpunimit ndërkombëtar.


Afati i fundit i aplikimit: 24 nëntor 2026.
Informacioni i detajuar mbi programin, kriteret e pjesëmarrjes dhe procedurat e aplikimit gjendet në linkun e aplikimit.
https://www.irex.org/program/community-solutions-program-application-information

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.