Në kuadër të Programit Erasmus + është shtyrë thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Fakultetit të Ekonomisë UT, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021, në Universitetin e Ekonomisë Varna, Bullgari
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor;
- Master;
Kohëzgjatja e bursave:
- Bachelor (1 semestër);
- Master (1 semestër);
Fushat e studimit:
- Ekonomi;
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor për studentët (800 EUR në muaj);
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
- CV (në gjuhën angleze/ bullgare sipas programit të studimit);
- Kopje e Pasaportës;
- Lista e notave për nivelin Bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht/bullgarisht sipas programit të studimit);
- Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht/bullgarisht sipas programit të studimit);
- Letër Motivimi (në gjuhën angleze/bullgare sipas programit të studimit);
- Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B2);
- Application form, sipas linkut;
- *Dokumenti Learning Agreement;
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
- CV (në gjuhën angleze/ bullgare sipas programit të studimit);
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti të programit master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht/bullgarisht sipas programit të studimit);
- Diploma e nivelit Bachelor;
- Listë notash e programit bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht/bullgarisht sipas programit të studimit);
- Listë notash e programit master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht/bullgarisht sipas programit të studimit);
- Letër Motivimi (në gjuhën angleze/bullgare sipas programit të studimit);
- Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B2);
- Application form, sipas linkut;
- *Dokumenti Learning Agreement;
Afati për aplikim: 23 tetor 2020.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe të skanuara në formatin PDF në adresën e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!