Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës · Projekti Erasmus+ DERHE
Në kuadër të projektit Erasmus+ „Digital Education Readiness in the field of Higher Education – DERHE“, Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës ka kontribuar në zhvillimin e burimeve mësimore, përditësimin e përmbajtjes së lëndëve ekzistuese dhe përmirësimin e infrastrukturës në mbështetje të edukimit digjital.
|
Procesi i rishikimit të kurrikulave është mbështetur në shqyrtimin e literaturës bashkëkohore dhe të metodave të reja të mësimdhënies. Nëpërmjet këtij procesi, metoda të reja mësimore dhe përmbajtje të përditësuara janë integruar në lëndët ekzistuese të Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Ekonomisë, duke forcuar gatishmërinë për edukimin digjital dhe lidhjen e mësimdhënies me zhvillimet teknologjike dhe nevojat e tregut të punës.
Tematikat e përditësuara
Menaxhim LeanMenaxhim ProjekteshInteligjencë ArtificialeSiguri KibernetikeSisteme ERPSisteme DMSMenaxhim OperacioneshQëndrueshmëri Projektesh
Literatura dhe materialet mësimore të përditësuara mbështesin trajtimin e këtyre temave në procesin mësimor dhe zhvillimin e njohurive e të aftësive praktike të studentëve.
Një tjetër burim i krijuar në kuadër të projektit është Njësia Multifunksionale e të Nxënit (Multifunctional Learning Unit – MLU), e vendosur në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë. Kjo hapësirë mund të përdoret për qëllime mësimore dhe aktivitete studentore, duke mbështetur punën në grup, zhvillimin e projekteve, prezantimet dhe shkëmbimin e ideve.
Përmes ndërthurjes së përmbajtjes së përditësuar me infrastrukturën mësimore, projekti DERHE kontribuon në krijimin e një mjedisi që mbështet përdorimin e teknologjisë, pjesëmarrjen aktive të studentëve dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në Fakultetin e Ekonomisë.
|
🌍 Lexojeni lajmin edhe në anglisht |