Departamenti: Ekonomiks
Grada/Titulli: Prof. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Prof. Dr. Raimonda Duka është pedagoge e Departamentit të Ekonomiksit me një veprimtari akademike dhe shkencore 33 vjeçare. Ka përfunduar studimet për Ekonomi Politike në vitin 1983 në UT. Në vitin 2005 ka marrë diplomë në Master për Studime Evropiane nga UT. Ka fituar gradën shkencore “Kandidate e Shkencave” në vitin 1991 (ekuivalentuar në “Doktor” në vitin 1993) në UT dhe mban titullin Profesore që nga viti 2012. Në karrierën e saj akademike ka qenë antare e grupit të zhvillimit të kurrikulës në Departamentin e Ekonomiksit, është autore dhe bashkëautore e disa teksteve dhe programeve, dhe titullare në modulet e Mikroekonomisë. Ajo ka drejtuar Departamentin e Ekonomiksit në periudhën 1995-1997, ka qenë antare e zgjedhur e Këshillit Shkencor në këtë Fakultet në periudhën 2008-2016 dhe Kryetare e Këshillit të Administrimit të UT për periudhën 2012-2016. Në periudhën 1992-2000 ka kryer disa specializime afatshkurtëra në Universitete dhe institucione kërkimore-shkencore (në USA, Itali, Gjermani, Angli, Japoni) dhe një specializim afatgjatë në Universitetin e Osnabrück-ut në Gjermani
Fusha e kërkimit: Reformat ekonomike në vendet në tranzicion, teoritë dhe politikat mikroekonomike, politikat e konkurrencës, politikat publike dhe ato të zhvillimit si dhe reforma në arsimin e lartë.
Lëndët: Mikroekonomi, Mikroekonomi 2, Mikroekonomi 3
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.