Njoftohen aplikantët e interesuar që në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës do të vijojnë aplikimet për regjistrime në Ciklin e Dytë të studimeve "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional", si dhe master në ciklin e tretë Master Ekzekutiv në“Siguri Informacioni dhe Informacion Strategjik’’ për vitin akademik 2024-2025.
Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional" dhe ciklit të tretë Master Ekzekutiv në “Siguri Informacioni dhe Informacion Strategjik" mund të kryhen çdo ditë nga ora 09:00-14:00, në Zyrën e Procesit Mësimor, kati II, pranë sallës A201.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
a. Diplomë dhe listë notash e ciklit të parë, të njehsuara me origjinalin (të noterizuara);
b. Formulari i aplikimit (kliko këtu për ta shkarkuar);
c. Deklarata sipas shtojcës 1 (kliko këtu për ta shkarkuar);
d. Deklarata sipas shtojcës 2 (kliko këtu për ta shkarkuar);
e. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (ID ose Pasaportë);
f. Dy fotografi personale;
d. Çertifikata e mbrojtjes së gjuhës së huaj për aplikantët në"Master i Shkencave" (e noterizuar).
Kriteret: Cikli i dytë Master Shkencor dhe Profesional
Kriteret: Cikli i tretë Master Ekzekutiv në “Siguri Informacioni dhe Informacion Strategjik"
Ju mirëpresim!