Click here for English version

 

Titulli akademik i programit të studimit

Diplomë e Dyfishtë

Master Ekzekutiv në Siguri Informacioni dhe Informacion Strategjik

Cikli i Studimit

Studime të Ciklit të Tretë

Emri dhe statusi i institucionit

Universiteti i Tiranës, AL, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion Publik – Universiteti “La Sapienza”, Romë, IT, Fakulteti i Inxhinierisë së Informacionit, Shkencave Kompjuterike dhe Statistikës, Institucion Publik 

Gjuha e përdorur në mësimdhënie/provime Anglisht
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit

1 vit

Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin e studimit

Aplikantët duhet:

Kriteri 1

  1. Të kenë përfunduar programin Master i Shkencave në Sisteme Informacioni në Ekonomi / Siguria e Informacionit / Statistika Zyrtare dhe Shkenca e të Dhënave, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës; ose
  2. Të kenë përfunduar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave / (Master i Arteve) në programe studimi të ngjashme të informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, në Universitetin Politeknik të Tiranës, ose në institucione të tjera të arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit; ose
  3. Të zotërojnë një diplomë të nivelit të dytë me formim informatik, ose një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit 4-vjeçar/5-vjeçar, apo nga një program studimi të barasvlershëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente; ose
  4. Të kenë përfunduar studimet Master i Shkencave / (Master i Arteve) në të gjitha programet e studimit në fushat e ekonomisë dhe jurisprudencës;

Kriteri 2

  1. Të ketë notë mesatare të lartë në çdo njërin prej cikleve të studimit Bachelor e Master i Shkencave; dhe
  2. Të njohë një prej 5 gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, e vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare, në përputhje me udhëzimin përkatës të ministrit përgjegjës për arsimin. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.

Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Master Ekzekutiv “Siguri Informacioni dhe Informacion Strategjik” është i fokusuar në Sigurinë e Informacionit dhe Inteligjencë. Ky interes vjen si rrjedhojë e faktit që struktura e informacionit është baza e sistemeve të informacionit në shoqërinë moderne dhe baza e të gjitha proceseve, duke përfshirë dhe atë ekonomike-financiare dhe menaxheriale.

Teknologjia e Informacionit në programin e studimit Master Ekzekutiv “Siguri Informacioni dhe Informacion Strategjik” synon:

  • t’i mundësojë industrive, kompanive dhe administratës publike të kryejnë aktivitetet e tyre përkatëse institucionale duke rritur efiçiencën, efektivitetin dhe produktivitetin, duke garantuar njëkohësisht besueshmërinë dhe sigurinë,
  • të transmetojë dhe ruajë "asetet e informacionit", i konsideruar si një aset kritik brenda çdo organizate, duke përfshirë një shtrirje të konceptit të sigurisë, e cila shkon përtej fushës teknike, dhe përfshin domosdoshmërisht dhe njohuri të tjera me qëllim të qeverisjes efektive dhe përmirësimit të aseteve të informacionit.

Objektivat e programit të studimit:

  • Përvetësimi i kompetencave specifike në punën në grup në një mjedis multidisiplinar (inxhinierik, juridik, ekonomik, strategjik, psikosociologjik, gjeopolitik), të testuara në çdo modul mësimor.
  • Formimi i kompetencave në analizimin e pjekurisë dhe vulnerabiliteteve të çdo konteksti organizativ të korporatës dhe/ose Administratës Publike, në fushën e Sigurisë së Informacionit dhe klasifikimit të Informacionit Strategjik.
  • Përfitimi i njohurive mbi bazat e të dhënave relacionale, konsultimi i tyre nëpërmjet “queries” dhe aplikacioneve të bazuara në to.
  • Kuptimi i funksionimit të rrjeteve kompjuterike dhe strukturës së Internetit.
  • Përfitimi i njohurive për përdorimin e kriptografisë për sigurinë e informacionit dhe sigurinë e Internetit.
  • Njohja me elementet thelbësore të sigurisë kibernetike, në lidhje me kuadrin kombëtar të sigurisë kibernetike.
  • Njohja e elementeve thelbësore të sigurisë së TIK-ut për sa i përket malware-ve, sulmeve tipike, APT, etj.
  • Njohja e elementeve teknike përkatëse që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale, anonimizimin e informacionit dhe monedhat dixhitale.
  • Përvetësimi i një skenari të përgjithshëm të elementeve thelbësorë të gjeopolitikës, duke u nisur nga bazat.
  • Njohja e mjeteve që mundësojnë modelimin e flukseve të mallrave dhe njerëzve në nivel ndërrajonal dhe ndërkombëtar.
  • Njohja e mjeteve themelore për analizimin e konteksteve dhe sjelljeve të individëve dhe organizatave.
  • Njohja me infrastrukturat financiare kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Përfitimi i aftësive të menaxhimit dhe pjesëmarrja aktive në proceset komplekse të vendimmarrjes.
  • Përfitimi i njohurive për infrastrukturat kritike kombëtare dhe çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e tyre.
  • Njohja dhe aplikimi i modeleve të analizës së rrezikut me referencë të veçantë ndaj rrezikut kibermetik.
  • Përfitimi i njohurive për organet e inteligjencës kombëtare dhe organizimin e sigurisë kombëtare.
  • Vështrim i përgjithshëm i legjislacionit për sekretet shtetërore dhe funksionimin e proceseve të inteligjencës.
  • Formim i aftësive për të vlerësuar skenarët e botës reale duke përdorur aspektet thelbësore të GDPR dhe ligjit të pronësisë intelektuale.
  • Njohja e standardeve ndërkombëtare që rregullojnë eksportin e teknologjive civile të përshtatshme për përdorime ushtarake.
  • Njohja me sistemin bankar kombëtar dhe ndërkombëtar dhe autoritetet përkatëse mbikëqyrëse.

Veprimtaritë formuese:

  1. Lëndë të formimit të përgjithshëm: Bazat e Sistemeve të Informacionit, Bazat të Sigurisë së TIK.
  1. Lëndë të formimit karakterizues: Modeli Relacional i të Dhënave dhe Aplikacionet, Rrjetat Kompjuterike dhe Interneti, Siguria e Informacionit në Internet, Politikat e Sigurisë Kibernetike, Privatësia e të Dhënave dhe Monedhat në Botën Digjitale, Modelet dhe Cilësia e të Dhënave, Analiza e të Dhënave dhe Inteligjenca e Biznesit, Teknikat e Data Mining, Psikologjia e Organizatës, Psikologjia e Proceseve Vendimmarrëse, Mbrojtja e Sistemit të Shtetit, Analiza dhe Menaxhimi i Rrezikut Kibernetik, Organet dhe Sistemet e Inteligjencës Kombëtare, Sekreti i Shtetit dhe Ciklit të Jetës së Inteligjencës, Kibernetika dhe Ligji i Mbrojtjes së të Dhënave, Modelimi i Fenomeneve Kriminale.
  1. Lëndë ndërdisiplinore/integruese: Bazat e Gjeopolitikës, Analiza Gjeopolitike, Infrastrukturat Strategjike për Ekonominë, Teknologjitë me Përdorim të Dyfishtë, Sistemi Bankar.
  2. Projekti Kërkimor dhe Teza.

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 4 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:

Nota

Pkët

4

0-50

5  51-57
6

58-65

7

66-73

8

74-81

9  82-89
10  90-100

Mundësia për studime të mëtejshme

Programi i studimit Master Ekzekutiv në “Siguri Informacioni dhe Informacion Strategjik” është një program i ciklit të tretë të studimit, i korrespondon nivlelit 8 të KSHK-së, i cili është niveli më i lartë i kësaj kornize. Programi i studimit Master Ekzekutiv në “Siguri Informacioni dhe Informacion Strategjik” ofron arsim të një niveli të lartë shkencor dhe profesional në fushën e sigurisë së informacionit dhe informacionit strategjik.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Programi Master Ekzekutiv në “Siguri Informacioni dhe Informacion Strategjik” është një program i cili i ofron mundësi studentëve të zhvillojnë një profesion në fushën e strategjive për menaxhim të sigurisë së informacionit dhe përdorimit të informacionit për qëllime sigurie dhe inteligjence.

Në përfundim të këtij programi, studentët e diplomuar kanë përparësi të punësohen si menaxher të sigurisë së informacionit, oficer të sigurisë, drejtues të lartë të stafit mbështetës përkatës dhe analistë të skenareve komplekse, drejtues dhe menaxher, të cilët, kombinojnë profesionalizmin në fushën e sigurisë, inovacionit dhe strategjisë, dhe zotërojnë aftësi të forta të analizës së të dhënave për të kontribuar në proceset komplekse të vendimmarrjes të kompanive, administratës publike dhe organizatave ndërkombëtare.

Programi i studimit përqafon një koncept të gjërë të sigurisë dhe menaxhimit të sigurisë nëpërmjet një rruge multidisiplinare bazuar në tre drejtime kryesore: TIK, ekonomi dhe jurisprudencë, që ndërthurin tema të ndryshme përfshirë:

  • Menaxhimin e riskut
  • Auditimin e brendshëm dhe pajtueshmërinë
  • TIK dhe sigurinë kibernetike
  • Gjeopolitikën

Detajet e programit të studimit

Nr.

LëndaECTSOrë Gjithsej

Semestri

Viti i Parë / Semestri i Parë
1

Bazat e Sistemeve të Informacionit

2 15

I

2 Modeli Relacional i të Dhënave dhe Aplikacionet 3 22 I
3 Rrjetat Kompjuterike dhe Interneti 2 15

I

4 Siguria e Informacionit në Internet 3 22

I

5 Politikat e Sigurisë Kibernetike 2 15

I

6 Bazat të Sigurisë së TIK 3 22 I
7 Privatësia e të Dhënave dhe Monedhat në Botën Digjitale 3 22 I
8 Bazat e Gjeopolitikës 1.5 15 I
9 Analiza Gjeopolitike 1.5 15 I
10 Modelet dhe Cilësia e të Dhënave 2 15 I
11 Analiza e të Dhënave dhe Inteligjenca e Biznesit 2 15 I
12 Teknikat e Data Mining 3 22 I
Gjithsej Viti i Parë / Semestri i Parë 28 215  
Viti i Parë / Semestri i Dytë
1 Infrastrukturat Strategjike për Ekonominë 1.5 15 II
2 Psikologjia e Organizatës 2 15 II
3 Psikologjia e Proceseve Vendimmarrëse 2 15 II
4 Mbrojtja e Sistemit të Shtetit 2 15 II
5 Analiza dhe Menaxhimi i Rrezikut Kibernetik 2 15 II
6 Organet dhe Sistemet e Inteligjencës Kombëtare 2 15 II
7 Sekreti i Shtetit dhe Ciklit të Jetës së Inteligjencës 2 15 II
8 Kibernetika dhe Ligji i Mbrojtjes së të Dhënave 2 15 II
9 Teknologjitë me Përdorim të Dyfishtë 2 15 II
10 Sistemi Bankar 2 15 II
11 Modelimi i Fenomeneve Kriminale 1.5 15 II
Gjithsej Viti i Parë / Semestri i Dytë 21 165  
12 Projekti Kërkimor dhe Teza 11 180  
Gjithsej Viti i Parë / Semestri i Dytë 32 345  
Total 60 560  

Web link: https://feut.edu.al/programe-studimi/cikli-i-iii-doktorature/224-master-ekzekutiv

 

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.