Master Ekzekutiv “Siguri Informacioni dhe Informacion Strategjik” është i fokusuar në Sigurinë e Informacionit dhe Inteligjencë. Ky interes vjen si rrjedhojë e faktit që struktura e informacionit është baza e sistemeve të informacionit në shoqërinë moderne dhe baza e të gjitha proceseve, duke përfshirë dhe atë ekonomike-financiare dhe menaxheriale.
Teknologjia e Informacionit në programin e studimit Master Ekzekutiv “Siguri Informacioni dhe Informacion Strategjik” synon:
- t’i mundësojë industrive, kompanive dhe administratës publike të kryejnë aktivitetet e tyre përkatëse institucionale duke rritur efiçiencën, efektivitetin dhe produktivitetin, duke garantuar njëkohësisht besueshmërinë dhe sigurinë,
- të transmetojë dhe ruajë "asetet e informacionit", i konsideruar si një aset kritik brenda çdo organizate, duke përfshirë një shtrirje të konceptit të sigurisë, e cila shkon përtej fushës teknike, dhe përfshin domosdoshmërisht dhe njohuri të tjera me qëllim të qeverisjes efektive dhe përmirësimit të aseteve të informacionit.