| Titulli akademik i studimit | Diplomë Master Shkencor në në Zhvillim Ekonomik dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare |
|---|---|
| Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
| Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik |
| Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
| Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 vjet |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit
|
Kriteret e pranimit të studentëve në programin e studimit, Master i Shkencave në Zhvillim Ekonomik dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (MSHZHEMN). Programet e studimit të ciklit të parë, që mundësojnë pranimin në Programin e studimit të ciklit të dytë: | |
|---|---|
| 1. Nga Universiteti i Tiranës | Studentë të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve Bachelor 180 kredite në një prej fushave të Ekonomisë, Shkencave Politike, Shkencave Sociale, Juridike apo Marrëdhënieve Ndëkombëtare. |
| 2. Nga institucione të tjera të arsimit të lartë ( pubilke dhe jo publike ). | Studentë të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve Bachelor 180 kredite në një prej fushave të Ekonomisë, Shkencave Politike, Shkencave Sociale, Juridike apo Marrëdhënieve Ndëkombëtare, në një Universitet shqiptar apo që zotërojnë një diplomë të huaj të njohur nga Ministria Arsimit dhe Sportit, në fushat e mësipërme ose të ngjashme me to. |
Studentët duhet të zotërojnë të paktën në nivelin B1, ( të vërtetuar me dokumentin përkatës) një nga gjuhët e huaja të vendeve të Bashkimit Europian ( anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
Studentët fitues në këtë program do të përzgjidhen mbi bazën e mesatares së arritur në studime e ciklit të parë Bachelor dhe preferencave të mësipërme.
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:
| Nota | Pikët |
|---|---|
| 4 | deri në 50 pikë |
| 5 | 51-57 |
| 6 | 58-65 |
| 7 | 66-73 |
| 8 | 74-81 |
| 9 | 82-89 |
| 10 | 90-100 |
Detajet e programit të studimit
| Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri | ||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Viti i Parë | ||||||||||||
| 1 |
Histori e Organizata Ndërkombëtare |
6 | 60 | I | ||||||||
| 2 |
Ekonomi e Zhvillimit dhe e Bashkëpunimit |
9 | 75 | I | ||||||||
| 3 |
Hyrje në Ekonometrinë për Shkencat Sociale |
9 | 75 | I | ||||||||
| 4 |
Inovacioni dhe Zhvillimi |
9 | 75 | I | ||||||||
| 5 |
Makroekonomia Ndërkombëtare |
9 | 75 | II | ||||||||
| 6 |
Gjuha Angleze e avancuar |
6 | 60 | II | ||||||||
| Lëndë me Zgjedhje | ||||||||||||
| 7 | Organizatat Ndërkombëtare | 6 | 60 |
II
|
||||||||
| Sociologji e Zhvillimit | ||||||||||||
Gjithsej Viti i Parë 60 540 |
||||||||||||
| Viti i Dytë | ||||||||||||
| 1 |
Dy lëndë me zgjedhje mes: -Metodat e Kërkimit Politik -Nacionalizmi dhe Identiteti -Qeverisja dhe Politika në SEE -Proceset e politikës dhe Institucionet -Çështje në Marrëdhëniet Ndërkombëtare |
6 | 60 | I | ||||||||
| 2 | 6 | 60 | I | |||||||||
| 3 |
Një lëndë me zgjedhje mes: -Traktat dhe Integrimi në BE -Të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësia Ndërkombëtare |
6 | 60 | I | ||||||||
| 4 |
Një gjuhë e huaj me zgjedhje mes: Frëngjisht, Spanjisht, Gjermanisht |
6 | 60 | I | ||||||||
| 5 |
Një lëndë me zgjedhje mes: -Integrimi Europian dhe Gjeopolitika në Ballkanin Perëndimor -Institucionet dhe Politikat e BE |
6 | 60 | II | ||||||||
|
6
7 |
Dy lëndë me zgjedhje mes: -Historia e krahasuar e qeverisjes -Metodat e avancuara të kërkimit politik -Zgjidhja e Konflikteve Ndërkombëtare -Analiza e Politikës së Jashtme |
6
6 |
60
60 |
II
II |
||||||||
| 8 | Punimi i Diplomës | 18 | 90 | II | ||||||||
| Gjithsej Viti i Dytë | 60 | 765 | ||||||||||
| Total Viti I+II | 120 | 1305 | ||||||||||