Shoqëria MEGATEK Sh.a, në kuadër të nevojave për staf të ri dhe bashkëpunimit me studentë dhe të diplomuar të rinj, dëshiron të publikojë pranë Zyrës së Karrierës së Fakultetit të Ekonomisë, UT pozicionet vakante si më poshtë:

  • Specialist /e Finance
  • Specialist /e Marketingu (dy vite eksperinece)
  • Kasiere

Kandidatët e interesuar duhet të kenë:

  • Diplomë në fushat përkatëse;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup;
  • Njohuri të programeve të paketës Microsoft Office;
  • Dëshirë për zhvillim profesional dhe angazhim afatgjatë.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën e emailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.; ose duke kontaktuar Departamentin e Burimeve Njerëzore pranë MEGATEK, +35569 20 60 012

Ju falenderojmë për bashkëpunimin dhe mbështetjen.

Me respekt,

Departamenti i Burimeve Njerëzore

MEGATEK Sh.a

POZICIONI: Asistent Audit

NJËSIA: Departamenti i Auditimit të Brendshëm

PËRGJEGJËSITË

  • Ndihmon në përgatitjen e planifikimit të auditimeve përpara punës në terren, për të adresuar zonat e mundshme problematike dhe rreziqet kryesore.
    • Ndihmon në përgatitjen e memorandumeve gjithëpërfshirëse të planifikimit të auditimit, duke detajuar gjetjet dhe rekomandimet.
    • Identifikon faktorët lehtësues që mund të kërkojnë devijime nga programi ekzistues i auditimit, duke koordinuar gjetjet dhe duke rekomanduar ndryshime në program.
    • Siguron përfundimin me sukses të auditimeve brenda afateve të planifikuara.
    • Përmirëson cilësinë e raporteve të auditimit duke siguruar që ato të jenë të qarta, koncize dhe relevante, dhe të fokusohen në çështjet kryesore sipas formatit standard në përputhje me kuadrin rregullator.
    • Ndjek përgjigjet ndaj vërejtjeve/rekomandimeve deri në mbylljen e auditimit.
    • Siguron që të prodhohen lista kontrolli dhe dokumente pune të qarta dhe koncize, të cilat pasqyrojnë saktë gjetjet e auditimit.
    • Ndihmon në prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të auditimit tek Menaxhmenti i Bankës, Komiteti i Auditimit dhe Bordi i Drejtorëve.
    • Mbledh dhe mirëmban dosje të plota të auditimit të brendshëm, që mbështesin gjetjet dhe rekomandimet e auditimit, në përputhje me kuadrin rregullator.
    • Merr pjesë në zhvillimin e programeve të auditimit për detyra specifike.
    • Promovon dhe mirëmban marrëdhënie të mira pune me subjektet e audituara, në mënyrë që detyrat e auditimit të zhvillohen siç duhet.
    • Ndjek mbylljen e rekomandimeve të auditimit me rrezik të lartë dhe të mesëm.
    • Ndjek zhvillimet dhe ndryshimet dhe jep propozime për të rritur efikasitetin e punës së auditimit.
    • Vepron në përputhje me të gjitha kërkesat e përputhshmërisë, rregullatore dhe ligjore.
    • Siguron që të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë nën kujdesin e tij/saj të kryhen në përputhje me standardet e auditimit të BKT-së, në kohë dhe në mënyrë efektive.
    • Kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve të eprorëve.
    • Siguron që të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë nën kujdesin e tij/saj të realizohen në përputhje me standardet e BKT-së në mënyrë të saktë dhe brenda afateve.
    • Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga Menaxheri i Departamentit.

KËRKESAT

  • I diplomuar në një nga Fakultetet e Ekonomisë dhe Shkencave Administrative, si dhe në çdo disiplinë tjetër të përshtatshme dhe/ose në universitete të huaja të njohura si ekuivalente.
    • Njohuri të mira pune në MS Word, Excel dhe intranet/internet.
    • Gjendja shëndetësore duhet t’i lejojë punonjësit të udhëtojë brenda Shqipërisë ose jashtë saj.
    • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë në:
https://careers.bkt.com.al/job-invite/1164/ deri më 27.05.2026.

Union Bank ka hapur thirrjen për Programin e Praktikës për studentët e diplomuar në Master ose Bachelor (viti i tretë) në Fakultetin e Ekonomisë për praktikën në:

  1. Projektin e promovimit dhe marrjes së aplikimeve për Kartën Financiare të Studentit
  2. Degët e Union Bank dhe/ose në Departamente të ndryshme pranë Zyrave Qendrore

Kohëzgjatja e programit është 3 muaj, me frekuentim çdo ditë, në orarin  09:00-13:00 ose 13:00 – 17:00.

Të gjithë studentët e interesuar të dërgojnë CV në: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., dokumentat e mëposhtëm:

  1. Curriculum Vitae
  2. Vërtetim studenti dhe Listë notash
  3. Kopje e skanuar e ID

Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron mundësi punësimi dhe internshipi për studentët e diplomuar në Bachelor/Master në Fakultetin e Ekonomisë për pozicionin:

  • Business Relationship Manager në qytetet: Tiranë, Durrës, Lushnje, Fier & Vlorë (mundësi punësimi).
  • Internal Communcation & CSR, pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore (internship).

Të gjithë studentët e interesuar të dërgojnë CV në: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., duke specifikuar nëse aplikojnë për punësim apo internship.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), ofron mundësi praktike pune për studentët e Fakultetit të Ekonomisë. Praktikat e ofruara do të kenë kohëzgjatje nga 6 deri në 12 muaj (të paguar).

Kriteret e përzgjedhjes për kandidatët janë të listuara si më poshtë,

  • Njohuri të mira kompjuterike dhe të një gjuhe të huaj (preferohet anglishtja);
  • Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup;
  • Statusi i studentit të ciklit të dytë (Master) ose i sapodiplomuar.

Të gjithë studentet e interesuar mund te dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.