POZICIONI: Asistent Audit

NJËSIA: Departamenti i Auditimit të Brendshëm

PËRGJEGJËSITË

  • Ndihmon në përgatitjen e planifikimit të auditimeve përpara punës në terren, për të adresuar zonat e mundshme problematike dhe rreziqet kryesore.
    • Ndihmon në përgatitjen e memorandumeve gjithëpërfshirëse të planifikimit të auditimit, duke detajuar gjetjet dhe rekomandimet.
    • Identifikon faktorët lehtësues që mund të kërkojnë devijime nga programi ekzistues i auditimit, duke koordinuar gjetjet dhe duke rekomanduar ndryshime në program.
    • Siguron përfundimin me sukses të auditimeve brenda afateve të planifikuara.
    • Përmirëson cilësinë e raporteve të auditimit duke siguruar që ato të jenë të qarta, koncize dhe relevante, dhe të fokusohen në çështjet kryesore sipas formatit standard në përputhje me kuadrin rregullator.
    • Ndjek përgjigjet ndaj vërejtjeve/rekomandimeve deri në mbylljen e auditimit.
    • Siguron që të prodhohen lista kontrolli dhe dokumente pune të qarta dhe koncize, të cilat pasqyrojnë saktë gjetjet e auditimit.
    • Ndihmon në prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të auditimit tek Menaxhmenti i Bankës, Komiteti i Auditimit dhe Bordi i Drejtorëve.
    • Mbledh dhe mirëmban dosje të plota të auditimit të brendshëm, që mbështesin gjetjet dhe rekomandimet e auditimit, në përputhje me kuadrin rregullator.
    • Merr pjesë në zhvillimin e programeve të auditimit për detyra specifike.
    • Promovon dhe mirëmban marrëdhënie të mira pune me subjektet e audituara, në mënyrë që detyrat e auditimit të zhvillohen siç duhet.
    • Ndjek mbylljen e rekomandimeve të auditimit me rrezik të lartë dhe të mesëm.
    • Ndjek zhvillimet dhe ndryshimet dhe jep propozime për të rritur efikasitetin e punës së auditimit.
    • Vepron në përputhje me të gjitha kërkesat e përputhshmërisë, rregullatore dhe ligjore.
    • Siguron që të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë nën kujdesin e tij/saj të kryhen në përputhje me standardet e auditimit të BKT-së, në kohë dhe në mënyrë efektive.
    • Kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve të eprorëve.
    • Siguron që të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë nën kujdesin e tij/saj të realizohen në përputhje me standardet e BKT-së në mënyrë të saktë dhe brenda afateve.
    • Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga Menaxheri i Departamentit.

KËRKESAT

  • I diplomuar në një nga Fakultetet e Ekonomisë dhe Shkencave Administrative, si dhe në çdo disiplinë tjetër të përshtatshme dhe/ose në universitete të huaja të njohura si ekuivalente.
    • Njohuri të mira pune në MS Word, Excel dhe intranet/internet.
    • Gjendja shëndetësore duhet t’i lejojë punonjësit të udhëtojë brenda Shqipërisë ose jashtë saj.
    • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë në:
https://careers.bkt.com.al/job-invite/1164/ deri më 27.05.2026.

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.