Mbi gjuhën dhe kulturën Kineze

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ka hapur regjistrimet mbi gjuhën dhe kulturën kineze për të gjithë të interesuarit. Regjistrimet kryhen online në faqen tonë www.ciut.edu.al, gjithashtu dhe kurset janë ne auditor dhe online.

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ofron: 

 Të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kinez, per te gjithe te interesuarit.

Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze, ose duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulat që fakulteti ofron ose duke u regjistruar pranë Institutit Konfuci-UT.

Bursa studimi në universitet më  të mira të Kinës, per cdo student shqiptarë.

Evente te ndryshme kulturore si: Konkursi i Kulturës Kineze; Festa e Fenerit Kinez, etj. Zgjeroni aftësitë dhe njohuritë tuaja mbi Kinën, gjuhën dhe kulturën me Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.

  Njoftim mbi regjistrimet në kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2025-2026 (Semestri i dytë)

Të gjithë të interesuarit për kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2025-2026 (Semestri i dytë), ju njoftojmë që me datë 26/01/2026- 26/02/2026 hapen regjistrimet. Kurset nisin pas datës 02/03/2026. Regjistrimi duhet të bëhet nga të gjithë studentët (të të gjitha niveleve) dhe është online në faqen tonë www.ciut.edu.al. Për të kryer regjistrimin klikoni në linkun këtu: https://docs.google.com/forms/d/1vzZS3MPps1YpgOdgG8UX3pe_GyoCabWWo9q5pb9W2ng/edit

THIRRJE PËR ORGANIZIMIN E SHKOLLËS VERORE PËR STUDENTËT NGA ASECU NË UNIVERSITETIN E VLORËS “ISMAIL QEMALI”

Thirrje për organizimin e shkollës verore për studentët nga ASECU, në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, në data 1 deri në 7 Shtator 2024 me temë “Economics Dynamics in a Globalized World”

 Klikoni për më tepër:

Ladi Hoxha, përfaqësoi me shumë sukses Shqipërinë në paradën e Maratonës së New York-ut

"Krenarë të ndajmë me ju një moment të vecantë! Pedagogu i departamentit të Marketing - Turizëm , Ladi Hoxha, përfaqësoi me shumë sukses Shqipërinë në paradën e Maratonës së New York-ut, një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë. 🇦🇱🗽🏃

Në këtë organizim të rëndësishëm, ai mbajti me krenari flamurin e Shqipërisë duke përfaqësuar me dinjitet e pasion Fakultetin e Ekonomisë dhe Universitetin e Tiranes. Msc. Lavdërim Hoxha (Ladi), garoi si atleti i vetëm që përfaqësoi Flamurin tonë Kombëtar në Maratonën e New York City "tcs" në datën 05 Nëntor 2023.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori KULE, në emër të studentëve dhe stafit, e falenderon Pedagogun Ladi Hoxha për rezultatin e tij prej kampioni dhe i uron shumë suksese në maratonat e radhës.

Klikoni për më tepër

Shpërndarja e Sallave për Studentët e Vitit I, datë 02.10.2023, ora 09:00

Të dashur studentë të vitit të parë,

Këtu do të gjeni shpërndarjen e sallave sipas degëve dhe grupeve përkatëse për ditën e Hënë datë 02.10.2023, ora 09:00.

Suksese!

Klikoni për më tepër:

Shpërndarja e Sallave për Studentët e Vitit I, datë 02.10.2023

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.