Në Fakultetin e Ekonomisë u zhvillua në bashkëpunim me Balfin Group një leksion i hapur i cili theksoi rëndësinë e profesionit si dhe vlerat e tij për zhvillimin profesional të studentëve.
Leksion i hapur u zhvillua nga drejtues e profesionistë të nivelit të lartë, znj. Elda Hysenbelli, Ceo e Acrem dhe Menaxherja Projektit të Green Coast Resort, znj. Aurela Kalaja, të cilat prezantuan dhe bashkëbidseduan me studentët për aspekte të zhvillimit dhe menaxhimit të këtij projektit, për perspektivën për punësim, të ndikimit të projektit në komunitet.
Gjithashtu, një pikë tjetër e rëndesishme e takimit, ishte dhe prezantimi i bashkëpunimit me B4Students, e cila është një mbështetje dhe pikë nisje për studentët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në Intership-e. Ndër të tjera u vu theksi tek avantazhet e aplikimit nëpërmjet saj, ku shumë studentë nga Fakulteti ynë, janë fitues dhe të punësuar pranë Balfin Group.