Biografia: Profesor i Ekonomiksit Financiar dhe Integrimit Ekonomik Europian, në Departamentin e Ekonomiksit Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës . U diplomua si ekonomist i specializuar për Ekonomi Politike në vitin 1986,në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës ;në 1996 doktor në shkencat ekonomike, Universiteti i Tiranës; 2002-Profesor i Asociuar dhe 2012 - Profesor.
Ajo ka kryer një sërë specializimesh brenda dhe jashtë vendit. Fushat e saj të interesit janë politika agrare për ekonomitë në tranzicion, transformimi strukturor dhe zhvillimet e tregjeve financiare dhe sektorit bankar.Ajo është autore dhe bashkautore librash të ndryshëm mësimorë, prezantimesh në konferenca shkencore, si dhe shumë artikuj shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit. Përvojat në projektet evropiane dhe shqiptare janë pjesë e performancës së saj shkencore. Gjatë karrierës së saj profesionale ka punuar dhe bashkëpunuar në pozicione të ndryshme, të tilla si anëtarësia në borde e këshilla profesionale; Përgjegjëse e Departamentit të Ekonomiksit (2008-2016);Profesor i ftuar në Universitetin e Evropës Juglindore, Maqedoni(2007-2010) dhe Universitetin e Nebraskës, SHBA 1999 etj
Fusha e kërkimit: Tregjet dhe ndërmjetësit financiarë; Politikat agrare
Lëndët: Hyrje në Ekonomi, Ekonomiks, Financiar (Tregjet Financiare) Ekonomiks i Integrimit Ekonomik Europian