Biografia: Soana Jaupllari, është diplomuar në degën Ekonomiks dhe Statistikë e Zbatuar, Universiteti i Tiranës. Prej vitit 2002, Soana është lektore pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në lëndët Tregti dhe Ekonomi Ndërkombëtare, Mikroekonomi. Ajo ka përfunduar studimet Master Shkencor në Studime Ekonomike Evropiane nëpërmjet një programi të përbashkët të Universitetit të Tiranës dhe të Universitetit të Bambergut. Më tej, Soana ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor i Shkencave Ekonomike” pranë Universitetit të Tiranës. Puna e saj kërkimore është e përqëndruar në drejtimin e Ekonomiksit, veçanërisht në fushën e Tregtisë Ndërkombëtare. Ajo është autore dhe bashkëautore e një sërë punimesh akademike dhe shkencore, si dhe ka referuar në një sërë konferencash ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit. Që prej vitit 2015, Soana mban titullin akademik Profesor i Asociuar dhënë nga Universiteti i Tiranës. Në periudhën 2016 -2017, Znj. Jaupllari angazhohet si Këshilltare në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si pjesë e Programit të Lidershipit “LEAD Albania”. Znj. Jaupllari ka kryer një sërë kursesh dhe trajnimesh në fushën e Tregtisë dhe Zhvillimit Ekonomik si Programi Ekzekutiv “Mastering Trade Policy”, Harvard Kennedy School of Governance, Harvard University; si dhe një sërë kursesh dhe trajnime të tjera me fokus në reformat strukturore, rritje dhe zhvillim ekonomik, investimet e huaja direkte, konkurrueshmëri, integrim tregtar organizuar nga institucione ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit: Ekonomiks, Tregti Ndërkombëtare
Lëndët: Mikroekonomi, Ekonomiks Ndërkombëtar, Tregti Ndërkombëtare – Teori dhe Politika