Biografia: Lektor i disiplinës Hyrje në Ekonomi dhe Kontabilitet Nacional, në Departamentin e Ekonomiksit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. U diplomua si ekonomist i përgjithshëm në vitin 2006, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës; në 2008 diplomohet në Masterin e Studimeve Ekonomike Europiane, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës; në 2013 diplomohet Doktor në Shkencat Ekonomike, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Ai ka kryer një sërë trajnimesh në statistikat e llogarive kombëtare. Fushat e tij të interesit janë vlerësimi i konkurrencës dhe politikave të konkurrencës në tregje të ndryshme, specifikisht në sektorin bankar, dhe statistikat e llogarive kombëtare. Ai është bashkëautor tekstesh mësimorë, autor prezantimesh në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, artikuj shkencorë të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij profesionale ka punuar në Institutin e Statistikave Kombëtare, INSTAT.
Fusha e kërkimit: Konkurrenca e tregjeve dhe Llogaritë kombëtare
Lëndët: Hyrje në Ekonomi, Mikroekonomi, Kontabilitet Nacional