Departamenti: Ekonomiks
Grada/Titulli: Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Ledjon Shahini, është profesor në fushën e Ekonomisë në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës. Z. Shahini ka punuar si profesor dhe asistent profesor për më shumë se nëntë vjet në modulet e Makroekonomisë, Mikroekonomisë, Ekonomiksit të Mjedisit, Statistikës dhe Ekonometrisë. Ledjon Shahini ka mbaruar studimet e doktoraturës në Universitetin e Tiranës në vitin 2014, universitet në të cilin më përpara kishte përfunduar edhe studimet bachelor në "Ekonomi" dhe studimet Master në Studime Ekonomike Europiane. Z. Shahini ka një eksperiencë mbi shtatë vjeçare në Institutin e Statistikave të Shqipërisë "INSTAT", ku gjatë viteve 2011-2014 ka mbajtur pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit të Sintezës së Llogarive Kombëtare; 2009-2011 si Përgjegjës i Sektorit të Llogarive Kombëtare Tremujore dhe 2007 - 2009 si specialist i Llogarive Kombëtare. Gjatë eksperiencës së tij Z. Shahini ka marrë pjesë në disa projekte si menaxher projekti, ekspert lokal, asistent ekspert dhe kërkues, kryesisht me fokus ekonomik.
Fusha e kërkimit: Ekonomi
Lëndët: Makroekonomi, Ekonometri
Copyright © 2021 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.