Biografia: Aida Gjika zotëron një diplomë në Ekonomiks nga Universiteti i Tiranës në 2008 dhe një Master në Studime Ekonomike Evropiane në 2010. Aktualisht, Aida ndjek një program Master Filozofie /Doktorature në Ekonomiks pranë Universitetit Staffordshire, Britani e Madhe. Fokusi i saj i hulumtimit përqëndrohet kryesisht në çështjet e decentralizimit fiskal dhe rritjes ekonomike me fokus të veçantë në vendet në tranzicion. Fusha të tjera kërkimore janë zhvillimi rajonal, politika fiskale, ekonomiksi i mjedisit dhe ai i mirëqenies. Aida është një lektore e Mikroekonomisë dhe Shkrimit Akademik në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë
Fusha e kërkimit: Menaxhimi Fiskal dhe Makroekonomik me fokus të vecantë në fushën e Decentralizimit Fiskal dhe Rritjes Ekonomike; Zhvillimi (Ekonomiksi) Rajonal