- Departamenti:
Ekonomiks
- Grada/Titulli:
MSc.
- Funksioni:
Personel Akademik
- Kontakt:
[email protected]
- Biografia:
Anisa iu bashkangjit stafit akademik të Universitetit të Tiranës, Departamentit të Ekonomiksit në 2015. Ajo kreu studimet bachelor në Informatikë Ekonomike në të njëjtin universitet, Departamenti i Matematikës, Statistikës dhe Informatikës së Aplikuar. Në 2015, Anisa përfundoi studimet Master i Shkencave në Ekonomiks me Medalje Ari (10/10), në Universitetin e Tiranës,Departamenti i Ekonomiksit. Aktualisht, është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Ekonomiks duke e fokusuar kërkimin në përcaktimin e politikës monetare optimale në terma të masave konvencionale dhe jokonvencionale, në kushtet e Kufirit të Poshtëm Zero nëpërmjet aplikimit të Teorisë së Lojës. Anisa ka marrë pjesë në disa konferenca, kombëtare dhe ndërkombëtare me artikuj që mbulojnë fushën e ekonomiksit monetar dhe ekonometrisë së aplikuar.
- Fusha e kërkimit:
Ekonomiks Monetar, Teoria e Lojës, Ekonometri Teorike/E Aplikuar, Ekonomiksi i Sjelljes dhe Eksperimental.
- Lëndët:
Hyrje në Ekonomi, Mikroekonomi, Shkrim Akademik, Makroekonomi