Biografia: Loredana Sulejmani ka përfunduar studimet e larta universitare në degën Ekonomiks pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti Tiranës. Së fundmi është diplomuar në “Master Shkencor Ekonomiks”. Prej vitit 2019, është bërë pjesë e administratës shtetërore në pozicionin specialist i vlerësimit dhe organizimit të Koncesioneve/Partneriteteve Publike Private (PPP). Në fillim të viti 2021 i është bashkangjitur stafit akademik të Universitetit të Tiranës. Gjatë periudhës universitare dhe eksperiencës në punë ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme si referuese dhe ka kryer trajnime të shumta nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare.
Fushat e interesit përfshijnë fushën e financave publike, me fokus të veçantë në investimet publike dhe partneritetin publik-privat dhe çështje të diferencimit gjinor në sferën ekonomike.
Fusha e kërkimit: Financat Publike, Partneriteti Publik Privat; Diferencimi gjinor në tregun e punës dhe integrimi socio-ekonomik i grave.