Departamenti: Ekonomiks
Grada/Titulli: MSc.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected] feut.edu.al
Biografia: Silvana Doçi ka përfunduar studimet Master i Shkencave në Ekonomiks në vitin 2018, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ku dhe më parë ka ndjekur studimet Bachelor në të njëjtin profil. Pas përfundimit të studimeve është angazhuar si asistent-lektore e jashtme në këtë fakultet, ndërkohë që prej Shtatorit 2020 është emëruar pjesë e stafit akademik me kohë të plotë, pranë Departamentit të Ekonomiksit. Nëpërmjet Programit të Ekselencës, në Mars 2019 bëhet pjesë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si specialist i vlerësimit të koncesioneve/partneriteteve publike-private (deri në Tetor 2020). Silvana ka kryer disa trajnime të organizuara nga institucione ndërkombëtare të specializuara si FMN, Banka Botërore, UNECE në fushën e koncesioneve/PPP, qëndrueshmërisë fiskale dhe menaxhimin e financave publike. Fokusi i saj i hulumtimit është në fushën e financave publike, partneriteteve publike-private, qëndrueshmërisë fiskale, ekonomiksit të zhvillimit veç të tjerash.
Fusha e kërkimit: Financat Publike; Partneritetet Publike-Private; Qëndrueshmëria fiskale; Ekonomiksi i Zhvillimit
Lëndët: Mikroekonomi
Copyright © 2021 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.