Departamenti: Ekonomiks
Grada/Titulli: Msc.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Blerina Gjaci ka përfunduar studimet Master i Shkencave në Ekonomiks në vitin 2015, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ku më herët është diplomuar në nivelin Bachelor. Pas përfundimit të studimeve, ka nisur punën në Ministrinë e Financave, ku ka marrë pjesë në zbatimin dhe ndjekjen e reformave prioriteteve, si ne: reformën e anti-informalitetit dhe ne reformën e menaxhimit të financave publike. Gjithashtu, nga muaji Tetor 2018, Blerina ka nisur punën si pedagog i ftuar pranë Departamentit të Ekonomiksit. Nga muaji Janar 2021, Blerina i është bashkëngitur Departamentit të Ekonomiksit si pedagog i brendshëm. Gjatë eksperiencës pesë vjecare në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Blerina ka kontribuar në përmirësimin e menaxhimit të financave publike, ku ka punuar si specialiste per rreth 5 vite dhe ka fituar njohuri të shumta nëpërmjet trajnimeve të organizuara nga institucione ndërkombëtare, si: Bashkimi Evropian dhe FMN mbi fushat e ndryshme të financave publike.
Fusha e kërkimit: Ekonomiksi i Zhvillimit me fokus Investimin në Arsim dhe Mirëqeverisja me fokus përmirësimin e Financave Publike.
Lëndët: Hyrje në Ekonomi, Mikroekonomi, Financa Publike, Shkrim Akademik.
Copyright © 2021 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.