Biografia: Klejda Gabeshi ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2011, në Akademinë e Studimeve Ekonomike të Bukureshtit, Fakulteti i Financave, Sigurimeve, Bankave dhe Tregjeve Financiare dhe prej vitit 2013 mban diplomën Master i Shkencave në Financë Korporative nga i njëjti fakultet. Njëkohësisht zotëron edhe diplomën Master Profesional në “EU Business Law” pranë FDUT që prej vitit 2014. Në datën 23.11.2023 ka mbrojtur tezën e doktoraturës, për fitimin e gradës Doktor i Shkencave në Financë, në Universitetin e Krajovës dhe është në pritje të konfirmimit të gradës nga Ministria e Arsimit në Rumani. Përgjatë disa viteve eksperiencë akademike, ka mbuluar lëndë si: Investime, Bazat e Financës, Statistikë, Taksim, Drejtim Financiar, Tregje Financiare dhe Drejtim Portofoli. Prej muajit nëntor 2023 është Personel Akademik Efektiv në Departamentin e Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Autore e disa artikujve kryesisht si autor i parë por dhe si bashkëautor në botime dhe konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit, duke u fokusuar në fushat e kërkimit: Financë-Bankë. Ajo ka qenë pjesëmarrëse edhe në disa shkëmbime në kuadër të programeve Erasmus+ Teaching dhe Training në Greqi.
Fusha e kërkimit: Financë, Bankë, Tregje Financiare