Biografia: Rezarta Shkurti (Perri), është pedagoge efektive e Departamentit të Kontabilitetit pranë Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës. Rezarta Shkurti u diplomua në vitin 2000 në degën Financë-Kontabilitet pranë Universitetit të Tiranës dhe në janar të vitit 2004 përfundoi studimet pasuniversitare. Në vitin 2008 merr gradën Doktor i Shkencave në Ekonomi nga Fakulteti i Ekonomisë, UT dhe në vitin 2012 merr titullin akademik Profesor i Asociuar. Rezarta Perri ka botime dhe kontribute të shumta nëpërmjet referimeve në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si edhe nëpërmjet botimeve në revistat shkencore të njohura ndërkombëtare me faktor impakti si JISOM, JOPAFL, CEA Journal of Economics, REJ dhe SBE. Që nga dhjetori 2011 është anëtare e Bordit Këshillues të Revistës Shkencore AFHRJ botuar nga MODAV në Turqi. Është bashkautore e teksteve universitare Analiza e Pasqyrave Financiare dhe Kontabiliteti i Drejtimit, si dhe autore e ciklit të leksioneve në lëndën e Sistemeve të Informacionit në Kontabilitet. Në vite të ndryshme ajo ka kontribuar si anëtare e KAB në Ministrinë e Financave si edhe nëpërmjet konsulencave në ndërmarrje dhe shoqëri të ndryshme shqiptare.
Fusha e kërkimit: Analiza e pasqyrave financiare; Organizimi i sistemeve të kontabilitetit dhe kontrollit; Ndikimi i teknologjisë së informacionit në kontabilitet; Praktikat e kontabilitetit të
Lëndët: Analiza e Pasqyrave Financiare, Organizimi i Sistemit të Kontrollit Kontabël, Kontabilitet Kosto Drejtimi